BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Ekonomia

Hyn në fuqi vendimi, ja kategoritë përparësore që do përfitojnë banesa me kosto të ulët, procedurat e plota

Hyn në fuqi vendimi, ja kategoritë përparësore që do

Hyn në fuqi vendimi me procedurat dhe kriteret e reja për ata të cilët përfitojnë banesa me kosto të ulët. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kategoritë e familjeve që do të përfitojnë me përparësi fonde nga programet e strehimit me pagesa të reduktuara. Sipas vendimit përparësi të përfitimit të granteve për banesë me kosto më të ulët do të jenë familjet me shumë pjesëtarë, invalidët, nënat kryefamiljare, si dhe familje të komunitetit rom, të cilët janë të pamundur ekonomikisht për të përballuar qira për akomodim qoftë me kontratë në privat apo shtet. "Nga kategoritë e parashikuara në nenin 46, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, për përfitimin e grantit të menjëhershëm përfitojnë me përparësi: kryefamiljarët me aftësi të kufizuara; familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara; individët me statusin e jetimit, të cilët jetojnë në banesa të papërshtatshme ose në konvikte; individët me statusin e jetimit që kanë në ngarkim vëllezër dhe motra, të papunësuar; kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje; familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian", thuhet në vendim. Gjithashtu përfitues të këtij ligji do të jenë ato familje të cilat kanë rënë në gjendje të vështirë financiare dhe janë të pamundura për të paguar këstin e qirasë. Sakaq bëhet e ditur se, bashkitë për përcaktimin e familjeve përfituese dhe fondit në nevojë bazohen në; vërtetimin për gjendjen financiare të krijuar për familjen/individin dhe shkaqet që kanë sjellë vështirësinë financiare të krijuar; informacionin e nevojshëm të marrë nga institucioni që ka kredituar familjen/individin për pamundësinë e shlyerjes së kredisë, për shkak të gjendjes së vështirë financiare; vërtetimin nga institucioni që ka kredituar familjen/individin se shuma e grantit është e mjaftueshme për të lehtësuar pagesat e kredisë. Duke theksuar se bashkia duhet të siguroj grantin për financim jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës.

Procedurat për përfitim

Ndër të tjera në vendim sqarohen procedurat që duhet të ndjekin të interesuarit për të përfituar nga grantet për strehim. Fillimisht çdo individ që përfshihet në kategoritë e lartpërmendura duhet të plotësojë kërkesën për strehim social, bashkëngjitur me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë nevojën për të përfituar nga akomodimi me kosto të ulët. Gjithashtu ato plotësojnë formularin që u vihet në dispozicion nga zyrat e bashkisë ku bëhen aplikimet. "Për përfitimin e grantit të menjëhershëm, familja/individi duhet të paraqesë dokumentacionin sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në vendim. Dokumentet dorëzohen vetëm atëherë kur ato apo njëra prej tyre nuk janë dorëzuar gjatë aplikimit dhe përfitimit të banesës me kosto të ulët. Familjarët si rregull paraqesin kërkesën për përfitimin e grantit të menjëhershëm pranë njësive të vetëqeverisjes vendore së bashku me kërkesën për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët", thuhet në vendim. Më tej lista e përfituesve, e cila hartohet nga zyra përkatëse në njësinë e vetëqeverisjes vendore, sipas dokumentacionit përkatës, vlerësohet nga struktura përgjegjëse për strehimin dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Dokumentacioni

Referuar të dhënave të vendimit bëhet e ditur se, regjistri i kërkesave përmban informacionin që mundëson përpunimin e të dhënave, si më poshtë vijon: Identitetin, emrin, atësinë, mbiemrin; Numrin e kërkesës; Datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit; Objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e strehimit social; Numrin dhe emërtimin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës; Adresën e kërkuesit; Përbërjen familjare në momentin e aplikimit; Statusin e punësimit; Kushtin social; Kushtin e strehimit; Kushtin familjar; Kushtin ekonomik, ku evidentohen të ardhurat mujore të familjes. Në përfundim të procesit të aplikimit çdo individi/familjeje që paraqet kërkesën, në çdo rast, i lëshohet një vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës, objektin e saj, datën dhe listën e dokumenteve të bashkëlidhura.