BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Ekonomia

Hyn në fuqi vendimi, ja si do të verifikohen familjet që kanë mashtruar me dokumentet për të përfituar ndihmë ekonomike

Hyn në fuqi vendimi, ja si do të verifikohen familjet që

Ka hyrë dje në fuqi vendimi, i cili do të ndëshkojë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin për asistencë sociale dhe kanë marrë para të pamerituara. Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin përmes të cilit do të krijohet një grup i posaçëm që do mbikëqyrë të gjitha zyrat që merren me aprovimin dhe shpërndarjen e ndihmës sociale për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara. Nga kontrollet rutinë autoritet kanë konstatuar se ka plotë shkelje si nga punonjësit e administratës dhe nga familjet që kërkojnë të lidhin asistencë sociale. Në vendim thuhet se, janë evidentuar plot raste ku familjet kanë falsifikuar dokumentet për të përfituar asistencë, ose rastet kur komisionerë të korruptuar kanë kualifikuar si person me aftësi të kufizuar qytetarë që në të vërtetë janë të shëndetshëm. Por tashmë këto abuzime do të marrin fund, sepse ditën e djeshme vendimi që siguron kontroll më të thelluar është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi. Konkretisht, vendimi sqaron se, do të ketë kontrolle në terren për të verifikuar nëse familjet që marrin asistencë janë vërtet në gjendje jo të mirë ekonomike. Gjithashtu do të kontrollohen, deklarimet dhe aplikimet e këtyre familjeve. “Grupi i kontrollit të strukturave rajonale ushton kontroll për zbatimin e legjislacionit të ndihmës ekonomike, për: dokumentacionin e kategorive përfituese të ndihmës ekonomike dhe afatin e vlefshmërisë së përfitimit; kryerjen e verifikimeve social-ekonomike nga administratorët shoqërorë afatet dhe pasqyrimin e tyre në sistem; familjet që kanë rezultuar me deklarim të rremë dhe afatin e përjashtimit të tyre nga përfitimi i ndihmës ekonomike; dokumentacionin dhe pagesat e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike”, thuhet në vendim. Ndërsa bëhet me dije se, për rastet kur do të zbulohen shkelje, ndaj abuzuesve do të merret masë administrative deri në 1 milion lekë gjobë.

Verifikim edhe për personat me aftësi të kufizuara

Vendimi sqaron se, verifikim të dhënash do të behte edhe ndaj familjeve që kanë deklaruar se kanë persona me aftësi të kufizuara në shtëpi, ose që kanë deklaruar se kanë mbetur invalidë në punë. Sipas të dhënave, janë konstatuar raste kur disa persona kanë marrë asistencë në masë më të lartë duke bërë deklarim të rremë për kategorinë e invaliditetit që ndodhen në të vërtetë. Gjithashtu jo pak herë janë dorëzuar dokumente false ku deklarohen si invalidë persona që ishin të aftë për punë dhe pa asnjë problem shëndetësor. Prandaj edhe në këto raste grupi i kontrollit do të shkojë të bëjë verifikime nga afër të këtyre personave. Si dhe do të rishikohen nga e para dokumentacionet që vërtetojnë gjendjen e tyre. “Do bëhen kontrolle për aplikimet e familjeve që kanë në përbërjen e tyre anëtar, person me aftësi të kufizuara, invalid pune apo përfitues i kategorisë “individ” të ndihmës ekonomike; dokumentacionin e përfitimeve të aftësisë së kufizuar në dosjen fizike të përfituesit; për vlerësimin biopsikosocial të aftësisë së kufizuar, grupi i kontrollit në nivel qendror kontrollon zbatimin e legjislacionit, për: kriteret, dokumentacionin e procedurën e kryerjes së aplikimeve në regjistrin elektronik, si dhe dokumentacionin në dosjen e përfituesit të aftësisë së kufizuar; si dhe procedurën e vendimmarrjes për përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar nga komisioni shumëdisiplinor, në përputhje me nivelin e aftësisë së kufizuar”, përcakton vendimi. Ndërsa sqarohet se veç kategorive të lartpërmendura do të hetohen dhe zyrat përgjegjëse që merren me aprovimin e asistencës sociale dhe më pas shpërndarjen e saj tek këto familje. Do të hetohen sa është fondi i shpërndarë për ndihmat sociale dhe sa familje kanë përfituar, duke shpjeguar se ka pasur raste që familje vërtet në nevojë nuk kanë marrë asistencën për shkak të abuzimeve të bëra nga personat përgjegjës.

Më të lexuarat