
Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Hyn në fuqi vendimi, nis kalimi i pronësisë dhe kompensimi për 512 parcela ndërtimore, ndarja sipas qarqeve

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Nëntor 2019

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në vend për kompensimin e ish-pronarëve. Dje u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi në fjalë, nga i cili do të përfitojnë rreth 512 familje. Bazuar në nenin 100 të Kushtetutës qeveri ka publikuar ndarjen e saktë të parcelave sipas qarqeve. “Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 512 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Ndërkohë, numri i parcelave ndërtimore për qarkun e Tiranës, përfshirë këtu edhe Kavajën është 131 me sipërfaqe të përgjithshme 25 465 m²; për qarkun Shkodër numri i parcelave ndërtimore është 2, me sipërfaqe të përgjithshme 9,189 m2. Qarku me numrin më të madh të parcelave ndërtimore që kompensojnë ish-pronarët është qarku i Elbasanit, numri i parcelave ndërtimore është 196, me sipërfaqe të përgjithshme 56 015 m². Duke vazhduar më pas qarku i Gjirokastrës, për të cilin numri i parcelave ndërtimore është 42e sipërfaqe të përgjithshme 8 060 m². Më tej është qarku i Durrësit përfshirë këtu edhe Krujën. Për qarkun Durrës, numri i parcelave ndërtimore është 23, me sipërfaqe të përgjithshme 5, 495 m². Së fundmi qarku me numrin më të ulët tës parcelave ndërtimore për ndarje është qarku i Beratit, për të cilin numri i parcelave ndërtimore është 1, me sipërfaqe të përgjithshme 215 m².
Ja si bëhet kompensimi kur është i pamundur kthimi fizik
Përveç rasteve të lartpërmendura kur kompensimi i pronave do të bëhet me kthim fizik, ka edhe raste kur kompensimi fizik është i pamundur. Sipas ligjit në fuqi, kompensimi në këto raste bëhet me vlerë monetare. Forma të tjera kompensimi janë: me pasuri të paluajtshme publike në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit; me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit; me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme; me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit, si dhe me të holla.
Ja dokumentet për kompensimin e pronarëve të vjetër
Në vendimet e qeverisë, përcaktohen edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë ata persona që pretendojnë se janë pronarë të vjetër të një sipërfaqe të caktuar parcele, qoftë edhe nga gjyshërit e tyre. Çdo individ që pretendon kthim prone duhet të dërgojë një kërkesë për kompensim të pronës si pronar i vjetër pranë Agjencisë së re të Trajtimit të Pronave, gjatë një afati 3-mujor. Në vendim thuhet se dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët janë: një dokument origjine prone, ku vërtetohet që dikur, para viteve 1944-1945 subjektet gjyshërit e tyre apo prindërit kanë qenë pronarë të tokës; 1 dokument grafik ose hartografik, i cili është i nevojshëm për pozicionimin e pretendimeve që ka subjekti në këtë rast. Kështu që, subjektet nuk janë të detyruara t’u drejtohen gjykatave për të bërë procese gjyqësore për rivendosjen me afat të së drejtës së tyre për prezantimin e kërkesës në agjenci, por drejtpërsëdrejti, përmes formularëve të miratuar në aktet nënligjore në Këshillin e Ministrave. Me 2 dokumente, mund të shkojnë në sportelet e Agjencisë për të depozituar kërkesën e tyre për njohje pronësie. E njëjta kërkesë mund të bëhet edhe nëpërmjet postës, mjafton të postohen pranë postës shqiptare këto 2 dokumente sëbashku me formularin e aplikimit dhe kërkesa do të merret parasysh dhe do të trajtohet nga ATP.
Esmeralda Hida
Më të lexuarat


FMN dhe BB kërkojnë të bëhet kujdes në periudhën post-Covid, sytë nga vaksinimi për kthimin e stabilitetit ekonomik

Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot / Monedha e huaj në rënie

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e Bankës së Shqipërisë për të ndalur abuzimet me interesat e kredive

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për ushtarakët, naftëtarët dhe minatorët, detajet e vendimit të qeverisë

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të jetë niveli maksimal dhe minimal i përfitimit për çdo kategori, zbardhet vendimi

Euro dhe dollari në rënie! Mësoni si do të jetë kursi i këmbimit valutor sot më 1 prill 2021
