Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ikën emigrantët, euro kap nivelin më të lartë në 3 muaj

Postuar: 07/09/2018 - 16:37

Monedha e përbashkët e ka mbyllur javën duke u këmbyer me 126.5 lekë, 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë dhe duke arritur në nivelin më të lartë që nga data 12 qershor, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Me përjashtim të ditës së mërkurë, euro ka qenë në rritje për 12 ditë radhazi. Më i luhatshëm ka qenë dollari, i cili sot këmbehej me 108.69 lekë, 0.1 lekë më pak se një ditë më parë.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros ka lidhje me mbarimin e efekteve sezonale. Fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit përkojnë me ikjen e emigrantëve dhe uljen e fluksit të turistëve, duke ndikuar në uljen e ofertës për valutë në treg.

Megjithatë, edhe në gjysmën e parë të gushit, rënia e euros ishte e frenuar, pavarësisht fluksit të shtuar të valutës, për shkak se Banka e Shqipërisë ka qenë aktive në treg për të mos lejuar nënçmimin e fortë të monedhës së përbashkët. Niveli më i ulët që u arit në gusht ishte 125.38 lekë.

Që prej fillimit të qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit, banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm që synonin të frenonin rënien e pakontrolluar të euros. Pas disa luhatjeve të mëdha në ditët e para, euro u stabilizuar në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se me mbarimin e efekteve sezonale është e vështirë që të parashikohet se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit. Dy vitet e fundit, kursi është luhatur nga faktorë jo të zakontë të kërkesë-ofertës, e ndikuar dhe nga hyrjet informale të valutës, që kanë ndikuar ndër të tjera dhe në forcimin e pazakontë të monedhës vendase, teksa deficiti i llogarisë korente nuk ka shënuar përmirësim të dukshëm. Teorikisht euro duhet të jetë e fortë pas gushtit, por nëse do të fillojë ndërtimi i kullave, ekspertët presin që oferta e valutës të rritet sërish në tregun e brendshëm. /Monitor/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 07:35

Qytetarët që ndryshojnë banesë dhe nuk e deklarojnë atë do t’i shpëtojnë gjobës për 6 muaj.

Postuar: 26/09/2018 - 07:33

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash, duke filluar që nga 1 jana

Postuar: 25/09/2018 - 12:52

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot, nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:45

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në takimin e Klubit të Guvernatorëve të

Postuar: 25/09/2018 - 07:43

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mb

Postuar: 24/09/2018 - 10:26

Në tregun valutor vendas, euro vazhdon të blihet me 126.20 lekë dhe shitet me 126.80 lekë.