
Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Ikin kinezët, koncesioni i Rinasit kalon te “Kastrati Group”, pritet performancë më e mirë në aeroport

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Dhjetor 2020

Aeroporti i Rinasit do të drejtohet nga një kompani shqiptare. Koncesioni ka kaluar zyrtarisht te “Kastrati Group”. Transaksioni mes grupit më të madh në vend dhe kompanisë kineze që zotëronte deri më tani aksionet është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku specifikohet se “Kastrati Group” tashmë disponon 100% të aksioneve të shoqërisë “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin. Në kontratë bëhet me dije se Kastrati do të paguajë në total 71 milionë euro, të ndara në 2 këste, ku fillimisht do të bëhet një pagesë fillestare prej 15 milionë euro dhe më pas një shumë prej 56 mln euro e konsideruar si shuma e mbylljes. “Real Fortress Private Limited”, pjesë e grupit kinez “China Everbright”, njoftoi në prill të vitit 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes një transaksioni me vlerë 82.25 mln euro. Po në prill të 2016-ës qeveria njoftoi heqjen e ekskluzivitetit të Rinasit, pas 2 vite e gjysmë negociatash mes koncesionarit dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sipas marrëveshjes së arritur kompania hiqte dorë nga monopoli i fluturimeve, me kushtin që kontrata e saj të zgjatej për dy vjet menjëherë si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në Aeroportin e Kukësit si dhe me shtimin e afatit të kontratës me 0.5 vite për çdo vit pune që do të kryejë një aeroport i ri i mundshëm në jug të Shqipërisë. Grupi “Kastrati” është ndër më të fuqishmit në vend dhe me marrjen e aeroportit prej tyre pritet që situata në Rinas të ndryshojë. Deri më tani Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të biletave të fluturimit, ndërsa kinezët në shumë raste janë përfshirë dhe në skandale. Grabitjet e ndodhura në Rinas treguan performancën e dobët të tyre, ndërsa me marrjen e aeroportit nga një kompani shqiptare situata pritet të ndryshojë për mirë.
Lëvizjet e shtetit shqiptar
Grabitja e ndodhur në Rinas gjatë 2019 solli përplasje mes autoriteteve shqiptare dhe koncesionarit kinez. Madje në atë kohë qeveria nisi konsulencat ndërkombëtare duke dhënë sinjale se mund të ndërpritej kontrata me kinezët. Si duket tashmë ata do të largohen vetë nga ky koncesion. “Përsa i përket një kontrate konsulencë që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncesionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncesionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për ta sonduar dhe skanuar atë kontratë, e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport edhe për Policinë e Shtetit edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje. Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncesionit, thjesht ne po marrim masat maksimale”, u shpreh në atë kohë ministrja Belinda Balluku.
Më të lexuarat


ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët, zbardhen procedurat dhe kushtet, përfitojnë rreth 70 mijë persona

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, lehtësohen edhe procedurat

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi pritet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë

Agjencia e Pronave hap procedurat e aplikimit për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, ja si duhet të veprohet

Qeveria lehtësira për shoferët, shtyhet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave, SGS batërdi në qendrat e kontrollit
