BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Informaliteti thellon humbjet te transporti urban kryeqytetas, 3 operatorë paralajmërojnë ndërprerje të shërbimit

Informaliteti thellon humbjet te transporti urban kryeqytetas, 3 operatorë

Transporti urban në Tiranë përveç shtimit të kostove nga rritja e çmimit të naftës dhe problemit me rënien e fluksit të pasagjerëve, po vuan edhe konkurrencën e pandershme. Shkeljet e përsëritura nga linjat rrethqytetase në kundërshtim me itinerarin e miratuar nga Bashkia Tiranë po shkaktojnë humbje financiare për operatorët e tjerë.

Të dëmtuar nga ky informalitet janë kompanitë “Shega-Trans” sha në linjën Kombinat-Kinostudio, “Tirana Travel” shpk për linjën Sharrë-Uzina Dinamo dhe kompania “Green Line” shpk për linjën nga kthesa e Yzberishtetit deri në Qendër.

Të treja kompanitë nëpërmjet një letre dërguar Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Transportit përsërisin kërkesën për marrjen e masave ligjore për operatorin e linjës Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq”, si pasojë e ushtrimit të aktivitetit në mënyrë të paligjshme dhe në shkelje të hapur të ligjit.

Operatorët bëjnë me dije se kjo veprimtari e paligjshme jo vetëm po sjell ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve, por edhe dëm financiar.

Sakaq këto kompani ngrenë shqetësimin se pasagjerët të cilët merren në stacionet e linjave të tyre nga linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq, e cila është linjë rrethqytetase, paguajnë biletën prej 20 – 30 lekësh, pra 10-20 lekë më pak se vlera e biletës së linjës urbane qytetase dhe 20 deri 60 lekë më pak se bileta e përcaktuar për lëvizjen rrethqytetase.

Shoqata e Transportit Urban tha për Monitor se administratorët e kompanive “Shega-Trans”, “Green Line” dhe “Tirana Travel” kanë paralajmëruar ndërprerje të shërbimit, duke nisur nga java e ardhshme nëse nuk zgjidhet problem me konkurrencën e pandershme.

Transport i rregullt i udhëtarëve është shërbim i rregullt transporti në itinerare dhe vendqëndrime të pandryshuara, të ofruara nga transportuesi dhe të përcaktuara më parë në rregulloren e udhëtimit.

Ky shërbim mund të jetë qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar dhe shërbim i rregullt, i specializuar sipas Neni 3, Ligji Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore” (i ndryshuar).

Transporti qytetas apo rrethqytetas është “një shërbim i veçantë që plotëson nevojat e popullsisë së një qyteti, duke kryer shërbim të rregullt me autobusë brenda vijave kufizuese të tij ose duke lidhur qendra të rëndësishme ekonomike dhe sociale me pjesët e tjera të qytetit.

Me vendimin Nr. 39, datë 23.05.2016, Këshilli Bashkiak në Bashkinë Tiranë, “Për përcaktimin e Linjave të Transportit Qytetas dhe Rrethqytetase të Udhëtarëve në Bashkinë Tiranë”, i ndryshuar, ka përcaktuar në mënyrë të shprehur për secilin operator itinerarin e përshkruar dhe stacionimet e tyre sipas linjës ku ushtrojnë veprimtarinë.

Aktualisht linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq”, në kundërshtim me dispozitat ligjore kryen stacionime në stacionet e përcaktuara të linjës “Kombinat/Tufinë – Kinostudio”. Ajo krijon mbivendosje me linjat e autobusëve të qytetit dhe përkatësisht me linjën tonë urbane.

Megjithëse operatorët e autobusëve rrethqytetas zyrtarisht nuk lejohen të transportojnë udhëtarë, nëse të dyja stacionet e hipjes dhe të zbritjes janë brenda qytetit të Tiranës, kjo linjë shfrytëzon linjat e autobusëve qytetas duke u stacionuar në stacionet e tyre dhe duke marrë pasagjerë për të udhëtuar brenda Tiranës.

Është bëre me dije në mënyrë të vazhdueshme tek organet përgjegjëse se në ushtrimin e veprimtarisë së saj, Linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq”, kryen stacionime në kundërshtim me këtë vendim dhe kontratën e shërbimit, duke ndërhyrë në itenerarin dhe stacionimet e tre linjave urbane, përkatësisht kërkuesit “Shega Trans” SHA, “Tirana Travel” shpk dhe “Green Line” shpk.

Aktualisht kërkuesit janë duke hasur pengesa të vazhdueshme nga Linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq”, jo vetëm për shkak të marrjes së pasagjerëve të tyre në kundërshtim me urdhërimet ligjore, por edhe për shkak se kjo linjë vepron lirshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme pa u penguar dhe pa u marrë asnjë masë paraprake nga institucionet përgjegjëse.

Operatorët rrethqytetas, nuk i lejohet të kryejnë dhe ushtrojnë veprimtari brenda Bashkisë Tiranë dhe pavarësisht kësaj, ata po ushtrojnë këtë veprimtari të pa shqetësuar. Humbja financiare e shkaktuar për operatorët është e madhe.

Gjithashtu kjo veprimtari e paligjshme sjell dhe ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve për kërkuesit, duke rënduar pozitën dhe gjendjen e tyre.

Dëmi që shkaktohet si pasojë e këtyre stacionimeve dhe veprimeve të kundërligjshme është një dëm jo i vogël dhe realisht i pazëvendësueshëm për ne si operatorë, duke shkaktuar kosto financiare, përcaktimin e çmimeve të ndryshme të biletës së udhëtimit nga ajo e përcaktuar dhe vendosur me VKB, pasagjerë të nxitur nga çmimet me kushte jo të njëjta konkurrence, të ushtruara në mënyrë të paligjshme dhe uljen e numrit te pasagjerëve si pasojë e këtyre veprimeve në linjën tonë urbane.

Gjithashtu bëjmë me dije se çmimi i linjave qytetase për ofrimin e shërbimit të transportit urban është 40 lekë e përcaktuar me Vendim të Këshillit Bashkiak, ndërkohë për linjat rrethqytetase kjo vlerë është 50-100 lekë në varësi të distancës.

Nga praktika rezulton se pasagjerët të cilët merren në stacionimet e linjës sonë nga linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq, e cila është linjë rrethqytetase, paguajnë biletën prej 20 – 30 lekësh, pra 10-20 lekë më pak se vlera e biletës së linjës urbane qytetase dhe 20 deri 60 lekë më pak se bileta e përcaktuar për lëvizjen rrethqytetase.

Automatikisht biletat prej 50-100 lekësh të përcaktuara për linjat urbane rrethqytetase nuk përdoret për pasagjerët që merren në këto stacionime (stacionimet qytetase) në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kriteri ligjor për lëvizjen qytetase të tyre. Pra në këto raste kemi mospasjen e pasagjerëve me bileta udhëtimi, nga punonjësi përgjegjës “faturino”.

Kjo mënyrë veprimi jo vetëm krijon përfitime të padrejta kundrejt operatorëve në treg por sjell dhe mosdeklarimin real të tyre dhe kryerjen e veprimeve me qëllim evazionin fiskal për përfitime financiare.

Pra në këtë rast kemi kryerjen e operacioneve të shërbimit pa lëshuar faturën e rregullt për veprimin e kryer ndaj qytetarit/konsumatorit (e ashtuquajtura shitje në “të zezë”).

Një veprimtari e tillë ka bërë që pasagjerët të lëvizin me këto mjete, të nxitur nga çmimi më i ulët i biletës. Edhe ky fakt i bërë me dije dhe i pasqyruar disa herë në kërkesat tona.

Në nenin 64, të ligjit nr. 9308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar përcaktohet:

“Kontrollin shtetëror dhe mbikëqyrjen e kualifikuar në transportin rrugor e kryejnë organet e specializuara të kontrollit të transportit, sipas nenit 3, pika 3.16.

Gjatë kësaj veprimtarie këto organe verifikojnë nëse transportuesit përmbushin detyrat e përcaktuara në këtë ligj dhe e ushtrojnë atë sipas licencave, lejeve dhe certifikatave.”

Neni 3, pika 3.16 përcakton:

“3.16. Organe të transportit: organet dhe zyrat që merren me transportin në rrethe, bashki, ministri dhe organet vartëse të saj.”

Lidhur me këtë problematikë shkeljet janë adresuar tek një sërë institucionesh përgjegjëse, Policinë Bashkiake, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Policinë e Shtetit, Task Forcën, DPSHTRR, Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Tatimeve, Bashkinë, Drejtorinë e Transportit.

Pavarësisht përgjegjësisë së organeve të transporti sipas ligjit të sipërcituar, për të kryer kontrolle dhe për të mbikëqyrur transportin dhe transportuesit në përmbushjen e detyrave të tyre të përcaktuara në ligj dhe në licencat, lejet dhe certifikatat e tyre, këto organe nuk kanë marrë asnjë masë për të luftuar paligjshmërinë dhe njëkohësisht për të adresuar problemet e parashtruara nga operatorët e cenuar.

Vazhdimi i ushtrimit të kësaj veprimtarie në kundërshtim me ligjin dhe në cenim të operatorëve, tregon jo vetëm që masat “e marra” nuk janë efektive, por këta operatorë janë lënë të ushtrojnë lirisht veprimtarinë e tyre.

Vazhdimi i kësaj situate dhe cenimi i përditshëm i kërkuesve, tregon që nuk po ushtrohen kontrollet e duhura nga organet që duhet të veprojnë sipas ligjit ose që nuk po zbatohet ligji nga organi vendor dhe kjo linjë po favorizohet në mënyrë të paligjshme, duke u lejuar të kryejë veprimtarinë e saj në kundërshtim me ligjin.

Ne si operatorë vazhdimisht kemi provuar me foto dhe video stacionimet e përditshme të tyre në stacionet tona dhe shkeljet e kryera. Pavarësisht kësaj është anashkaluar çdo kërkesë duke mos e zgjidhur ligjërisht dhe me efektivitet këtë problematikë.

Nëse kontrollet do të ishin ushtruar dhe masat do të ishin marrë, tanimë kjo linjë urbane sipas ligjit duhet të kishte ndaluar këto stacionime dhe në përsëritjen e vazhdueshme të kësaj veprimtarie do t’i ishte hequr apo pezulluar licensa e veprimtarisë. Përse kjo nuk ka ndodhur? Kur shkeljet arrijmë ti identifikojmë ne si operatorë duke vëzhguar veprimet e tyre të përditshme gjatë operimit të tyre në stacionet tona, si ka mundësi që nuk arrini ti identifikoni ju si organe përgjegjëse dhe të specializuar në këtë drejtim?

Nëse kjo situatë e paligjshme do të vazhdojë dhe Linja Nr. 21 “Ndroq – Tiranë – Ndroq”, nuk do të ndalojë veprimtarinë e saj të paligjshme në kundërshtim me Nenin 19 të ligjit nr. 9308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar dhe Vendimin Nr. 39, datë 23.05.2016, Këshilli Bashkiak në Bashkinë Tiranë, “Për përcaktimin e Linjave të Transportit Qytetas dhe Rrethqytetase të Udhëtarëve në Bashkinë Tiranë”, i ndryshuar, kërkuesit si operatorë që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë nga paligjshmëria e kësaj veprimtarie do të marrin masa duke ndaluar shërbimin sipas itinerarit të tyre deri në zgjidhjen e kësaj situate dhe marrjen e masave efektive në ndalimin e paligjshmërisë së kësaj veprimtarie.

Duke iu falënderuar dhe duke shpresuar që kësaj here kjo kërkesë të trajtohet me seriozitet dhe me një zgjidhje efektive përfundimtare.

“Tirana Travel” SHPK

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Më të lexuarat