
EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

INSTAT njofton se censusi do nisë në muajin shtator, kush refuzon regjistrimin e popullsisë gjobitet deri në 100 mijë lekë

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Shkurt 2023

Pas shtyrjes me dy vite, në 2023 INSTAT parashikon të zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. INSTAT thonë se ky proces do të nisë në 18 shtator dhe puna në terren do të zgjasë 6 javë. Drejtorja e këtij institucioni, Elsa Dhuli, jep disa të dhëna lidhur me metodën që do te përdoret si dhe si do të veprohet me pyetjet mbi etninë dhe fenë që u bënë objekt debatesh në censusin e fundit.“Do të jenë 8 mijë qytetarë të angazhuar të cilët do të mbledhin të dhëna në terren. Pjese e pyetjeve do të jenë edhe ato që lidhen me ndërtesën ku banohet si dhe disa pyetje për bujqësinë. Ato do të jenë të dhëna thjesht informative për INSTAT. Ndërkohë sa i përket pyetje për entinë, fenë dhe gjuhën, qytetarët kanë të drejtën të mos përgjigjen”, u shpreh Elsa Dhuli. Edhe në këtë census do të trokitet derë më dere, por risia është që do të përdoret teknologjia në procesin e regjistrimit.“Metoda që do të përdorim do të jetë tradicionale, do të shkojmë derë më derë, por jo më me letër, por me tablet, pra do të përdorim teknologjinë për një proces më të shpejtë. Të gjitha të dhënat do të mblidhet për 6 javë dhe më pas do të nevojiten afro 7 muaj kohë për përpunimin e tyre dhe nxjerrjen e rezultat final, cka do të thotë qershor 2024 censusi do të jetë gati”, u shpreh drejtorja e INSTAT.Por ligji parashikon edhe penalitete, në rast se qytetari refuzon të japë informacion, gjoba vijon nga 50 deri 100 mijë lekë.Censusi ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2020, por u shty prej pandemisë. Në 2021 u shty sërish për shkak të zgjedhje parlamentare, e vitin e kaluar prej krizës. Regjistrimi parashikohet të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga regjistrimi i vitit 2001.
Më të lexuarat


Bie në pikiatë! Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, dollari dhe euro në krizë, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Qeveria tjetër ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ta
