Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

INSTAT për kompanitë e huaja në Shqipëri: Femrat paguhen 34% më pak se meshkujt

Postuar: 11/10/2017 - 18:07

Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë sektorët e ekonomisë, femrat paguhen më pak sesa meshkujt në Shqipëri, por, për kompanitë me pronësi të huaja diferenca është mjaft e lartë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë mashkull në ndërmarrjet e huaja, për vitin 2016 ishte rreth 83 mijë lekë, ndërsa për femrat, në po të njëjtën kategori rreth 55 mijë lekë, pra rreth 34% më e ulët.

Edhe sipërmarrjet e përbashkëta, sërish kanë pagesa më të larta për meshkujt sesa femrat, ku paga mesatare për meshkujt arrin në 64 mijë lekë, 30% më e lartë sesa e femrave.

Diferenca është më e ulët në kompanitë shtetërore, ku paga mesatare mujore e femrave është rreth 53 mijë lekë, 8.7% më e ulët se e meshkujve.

Në kompanitë private shqiptare diferenca është 10.6%, po në favor të meshkujve.

Mesatarisht paga mujore e femrave për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve.

Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhet më shumë.

Në të kundërt, profesioni ku femrat paguhen më shumë se meshkujt është “drejtues administrativë dhe komercialë” me një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.

Punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj. Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favor të femrave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/10/2017 - 13:00

E shkurtër apo e gjatë, me qumësht apo shqeto, kafeja është pikënisja e ditës për shumë nga ne. Kafeja njihet për efektet që jep në organizmin e njerëzve. Kafenetë janë bërë vend i parapëlqyer i shqiptarëve. Nuk ka tjetër institucion social që të ketë atë ngarkesën e tyre.

Postuar: 15/10/2017 - 08:07

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Berzh nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e “Platformës Info

Postuar: 15/10/2017 - 08:05

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që taksa e rritur për banesat të hyjë në fuqi që nga 1 janari dhe të ndryshojë mënyra e mbledhjes.

Postuar: 14/10/2017 - 08:04

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që rrëzoi pjesërisht aktin administrativ, sipas të cilit avokatët do të duhet të paguanin TVSH duke filluar nga zero.

Postuar: 14/10/2017 - 08:01

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të çlirojë tenderët e bllokuar rreth 3 muaj e gjysmë më parë.

Postuar: 13/10/2017 - 07:55

Administrata tatimore tashmë krahas prezencës në terren për kontrollin e bizneseve, po bën dhe një fushatë takimesh sensibilizuese me sipërmarrësit.

Postuar: 13/10/2017 - 07:52

Sipërmarrjet private vazhdojnë të mos paguhen për punët e bëra apo shërbime të kryera, nga administrata shtetërore.