Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

INSTAT shuplakë Gent Sejkos: Inflacioni shumë më i ulët se pretendimet e BSH

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë. Sipas saj ky tregues qëndroi në nivele mjaft të ulëta edhe në muajin tetor. Por në kundërshtim të këtyre të dhënave INSTAT tregoi se inflacioni për muajin tetor ishte 1.3%, duke qenë shumë poshtë objektivit të deklaruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë, në një tregues të konsumit të ulët në vend. Sipas INSTAT kjo përqindje është ne të njëjtin nivel me atë të shtatorit. Rritja e çmimeve është ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar. Kontributin më të madh në inflacion vazhdon ta japë grupi me peshën kryesore në shportë, ai i produkteve ushqimore. Të dhënat tregojnë se inflacioni i këtij grupi u rrit lehtë ndjeshëm në 3%, nga 2.5% që kishte qenë për shtatorin. Produktet ushqimore me rritjen më të lartë të çmimeve ngelen frutat dhe perimet, megjithatë, gjatë tetorit u regjistrua një shtrenjtim edhe për produktet e bulmetit dhe ëmbëlsirat. Por, ndikimi i rritjes së çmimeve të ushqimeve u neutralizua nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” dhe “transporti”. Këto dy grupe shfaqën inflacion në rënie të ndjeshme gjatë tetorit, duke bërë që inflacioni mesatar në ekonomi të qëndrojë aty ku ishte edhe në shtator. Sipas përllogaritjeve, në krahasim me muajin tetor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Argëtim e kulturë” me 1,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %. Ndërsa në krahasim me muajin shtator 2019, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.5 %, “Argëtim dhe kulturë” me -0,3 %, “Shëndeti” me -0,1 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u rriten me 0,4 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji“ dhe ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Pavarësisht statistikave, Banka e Shqipërisë nuk pranon ta ulë normën e inflacionit më poshtë se niveli 1%.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:25

Qeveria ka prezantuar dje në Kuvend buxhetin për vitin 2020.