Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

INSTAT: Si kanë ndikuar lëvizjet e shtetasve në Shqipëri

Postuar: 19/05/2017 - 11:28

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Prill 2017 është 764.485. Krahasuar me Prill 2016, ky tregues rezulton me rritje 17,8 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 359.452. Krahasuar me Prill 2016, ky numër është rritur me 25,7 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 13,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit Prill 2017 janë 766.779 duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muaji Prill 2017 është 429.126. Krahasuar me muajin Prill 2016 ky numër është rritur 17,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2017 është rritur 5,8 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin Prill 2017, rezulton 126.789, ndërsa në Prill 2016 ky numër ishte 63.911. Në Shqipëri, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë për qëllime personale në Prill 2017 është 353.374 dhe përbëjnë 98,3 %, të numrit gjithsej të hyrjeve të shtetasve të huaj. Krahasuar me Prill 2016, numri i shtetasve të huaj për qëllime personale është rritur 25,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1,7 % të hyrjeve të shtetasve të huaj, duke shënuar një rritje prej 16,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe të hyrjeve gjithsej me 81,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 12,7 % dhe 5,5 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, në muajin Prill rezulton nga Kosova me 35,0 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 13,7 %, Greqia me 12,2 %, Mali i Zi me 9,2 %, etj.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 07:59

Borxhi publik ka rënë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të marsit vlera e borxhit të qeverisë, përfshi edhe garancitë, arriti në 1 trilion e 85 miliardë lekë, gati dy miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2017.

Postuar: 25/04/2018 - 07:56

Agjencia e Legalizimeve publikon listën me 535 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në gjithë zonat përreth Tiranës.

Postuar: 24/04/2018 - 12:23

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një material këshillues mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit

Postuar: 24/04/2018 - 07:53

Megjithëse vitet e fundit po bëhen përpjekje për të lehtësuar punën e bizneseve, veçanërisht sa i përket burokracive nëpër zyrat e shtetit, mjaft probleme mbeten ende sfidë për

Postuar: 24/04/2018 - 07:46

Industria e luleve, një industri e re në moshë, jo më shumë se 15 -vjeçare, duket se po fiton ndjeshëm terren dhe po bëhet një ndër bizneset në lulëzim.

Postuar: 23/04/2018 - 15:35

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 23/04/2018 - 07:43

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.