BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Ekonomia

Institucionet publike s’paguajnë sigurimet për punonjësit, 15 mld lekë detyrime, Kuvendi kërkon shkarkimin e atyre që kanë mbushur moshën e pensionit

Institucionet publike s’paguajnë sigurimet për punonjësit,

Skema e pensionsitëve po has të tjera probleme. Institucionet publike në vend vazhdojnë të mos tregohen korrektë në pagesat e siguracioneve shoqërore për punonjësit e tyre. Rrjedhimisht vonesa e pagesave do të sjellë mungesë fondi për trajtimin financiar të pensionistëve. Sakaq të dhënat nga Drejtoria e Tatimeve tregojnë se vetëm gjatë vitit 2019, pagesat jo në kohë të sigurimeve nga punëdhënësit ka shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura për këtë zë. Konkretisht për periudhën një-vjeçare ky ent ka shtuar me 9% nivelin e borxhit, duke bërë që shuma totale e detyrimeve të prapambetura në këtë hark kohor të shkojë në 15 miliardë lekë. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton se borxhi i krijuar nga sigurimet shoqërore të papaguara ka arritur në vitin 2019 në 15,1 miliardë lekë. Ky borxh është zgjeruar me 9 për qind ose 10 milionë euro në raport me vitin 2018. Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e munguara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po punojnë aktualisht në entet borxhlie”, njofton Administrata Tatimore. Ndërsa parashikohet, këto detyrimeve do të rriten edhe me tej këtë vit për shkak të vështirësive që ka krijuar pandemia Covid-19. Ndër të tjera bëjnë me dije se borxhlinjtë më të mëdhenj janë nga ndërmarrjet e ujësjellësit, ish-komunat, klubet e futbollit, sh.a.-të shtetërore, qendrat shëndetësore, zyrat arsimore, repartet ushtarake, madje edhe institucione të larta të administratës publike.

Kërkesa e Kuvendit

Nga ana tjetër problemet me çështjen e pensioneve kanë detyruar Kuvendin që t’i tërheqë vëmendjen Administratës. Përmes një projektrezolute Kuvendi i ka kërkuar Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil që të ndiqet me kujdes pjesa e punonjësve të administratës që mbushin moshën e pensionit dhe ende vazhdojnë të punojnë. Në këtë pikë Kuvendi kërkon më shumë korrektësi dhe mos përsëritje të rasteve të tilla, pasi pengon procesin për rekrutime në administratë. “Të intensifikojë procesin e verifikimit të zbatimit të vendimeve pas përfundimit të afatit të paralajmërimit për rregullimin e ligjshmërisë, për institucionet që kanë nëpunës të cilët kanë arritur moshën e pensionit dhe duhet të kishin ndërprerë në kohë marrëdhëniet juridike dhe financiare, duke rritur ndërveprimin në kohë edhe me Departamentin e Administratës Publike për të bërë të mundur mospërsëritjen e situatave të tilla”, thuhet në pikën tre të projektrezolutës. Gjithsesi në këtë kërkesë sqarohet se ky fenomen, mbajtja në punë e personave që kanë mbushur moshën për pension ka nisur prej kohësh dhe gjithashtu numërohen raste të shumta edhe në sektorin privat. Kjo vjen më shumë nga migracioni i lartë i të rinjve, kundrejt një rritje të ofertës për punë nga bizneset, sidomos sektori i shërbimeve, ka nxitur moshën e tretë të punojë edhe pse në moshë pensioni.

Shkeljet në ligj për rikthimet në punë

Projektrezoluta e hartuar nga Kuvendi trajton edhe një tjetër pikë, ata të shkeljes së ligjit në proceset gjyqësore për t’u rikthyer në punë. Në këtë rast sugjerohet ndërtimi i një databaze që mund të regjistrojë automatikisht çdo të dhënë të punonjësve dhe aktet që vërtetojnë largimin nga puna. “Kuvendi ngarkon Komisionarin edhe me një sërë detyrash të tjera ku së pari të vijojë procesi i hetimit administrativ në lidhje me rastet individuale të konstatuara në shkelje të ligjit për proceset e rikthimit të nëpunësve civilë gjyqfitues në detyrë si dhe të vlerësohet mundësia e ndërtimit të një databaze të përgjithshme të rekordeve historike që të përfshijë aktet e largimit nga shërbimi civil të gjyqfituesve”, thuhet në projektrezolutë. Po kështu rekomandohet përcaktimi i afateve pjesë e dispozitave urdhërues të vendimeve për rivendosjen e ligjshmërisë me qëllim reduktimin e kostove buxhetore.