Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish- kryebashkiakët valë tenderash në prag të largimit, 26.084 kontrata u firmosën në 4 vite nga pushteti vendor

Postuar: 25/08/2019 - 08:13

Zgjedhjet vendore sollën përmbysje në shumicën e bashkive në vend, por shumë emra nuk i ka ndalur aspak fushata zgjedhore që të vijojnë me tenderat e shumtë. Sipas shifrave të “Open Data Albania”, gjatë 4 viteve në detyrë, kryetarët e 61 bashkive në vend realizuan 26.084 tendera. Ndër këta tendera me vlerë mbi 100 milion lekë janë shpallur vetëm 215, ndër bashkitë që nuk kanë realizuar asnjë tender me vlerë mbi 100 milion lekë janë: Bulqiza, Fushë Arrëz, Klos, Kolonjë, Kukës, Lezhë, Mallakastër, Mat, Përmes, Poliçan, Pustec dhe Selenicë. Por sipas të dhënave të “Open Procurement Albania”, para zgjedhjeve ka pasur dhe bum tenderash. Për periudhën deri në 7 maj 2019, 61 bashkitë e vendit kanë shpallur tenderime me vlerë 15.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e prokurimeve është rritur me 6.24 miliardë lekë. Në total nga pushteti vendor gjatë vitit 2019 janë njoftuar 2.557 tendera, nga të cilët 20 prokurime me vlerë mbi 100 milionë lekë. 12 për qind e këtyre procedurave rezultojnë të shënjuara me flamur të kuq, për shkak të risqeve të larta, parregullsive dhe problematikave në garë. Bashkitë me numrin më të madh të procedurave të skanuara si “Red Flag” janë Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Kamza. Sipas shifrave, Bashkia e Tiranës ka qenë ajo që ka tenderuar më shumë se të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Prokurimet e njoftuara nga kjo bashki rezultojnë 4.4 miliardë lekë, rreth 1 miliard lekë më shumë se krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gati një dyfishim të vlerës së fondeve të prokurimeve ka regjistruar edhe Bashkia e Durrësit, duke arritur në 1.1 miliardë lekë. Bashkia e Kamzës dhe institucionet e saj të varësisë nga ana tjetër po ashtu ka ndjekur një trend në rritjeje dhe vlera e tenderave ka arritur në 1 miliard vetëm në 4 muajt e parë të 2019-ës. Një rritje të konsiderueshme po ashtu ka shënuar edhe Bashkia e Shkodrës, pasi vlera e prokurimeve publike është rritur me rreth 200 milionë lekë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dëmet

“Open Data Albania” ka hedhur dritë dhe mbi dëmet në buxhet të bashkive, bazuar në konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në renditjen e bashkive sipas dëmit ekonomik të konstatuar në 2018 vendin e parë e zë Bashkia e Vlorës, e pasuar nga Belshi, Dibra, Lezha dhe Konispoli. Në përfundim të auditiveve, KLSH-ja ka referuar edhe kallëzime për ndjekje penale. Në rastin e Bashkisë së Belshit, KLSH-ja ka referuar për ndjekje penale kryetarin bashkisë, drejtorin e ‘Bujqësisë’, ish-përgjegjësin e urbanistikës, ish-jurist. Po njësoj kërkesë për ndjekje penale është bërë edhe për rastin e Bashkisë Lezhë, ish-komunat Ungrej, Blinisht dhe Zejmen. Për tre zyrtarë janë kërkuar ndjekje panele edhe në Konispol. “Open Data Albania” ka përpunuar të dhënat mbi dëmin ekonomik të shkaktuar nga bashkitë dhe të konstatuar nga auditimet gjatë vitit 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këtë vit institucioni ka realizuar auditime në 33 bashki. Të dhënat për hulumtim janë marrë nga buletini “Përmbledhje e Institucionit mbi Auditimet e Ushtruara”. Përzgjedhja e bashkive që auditohen bëhet në planin vjetor të auditimeve. Bashkitë dhe institucionet nuk auditohen çdo vit, por në momentin e auditimit vlerësimi bëhet për të gjithë periudhën kohore nga auditimi i mëparshëm.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 07:32

Ministria e Financave shtyn për herë të dytë procesin e fiskalizimit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e fest

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dh

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r