Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish të përndjekurit, lista me 606 trashëgimtarët që duhet të depozitojnë brenda 25 qershorit dokumentacionin për këstin e tretë

Postuar: 26/03/2019 - 07:22

Ministria e Financave ka publikuar listën me ish të përndjekurit politikë, që kanë gati këstin e tretë, por kanë mangësi në dokumentacion. Janë 606 trashëgimtarë, të cilët kanë probleme me dokumentet e   dosjes, prandaj lekët e këstit të tretë nuk mund të lëvrohen. Kryesisht mungon numri aktiv i llogarisë bankare, prandaj nevojitet që të hapet një numër i ri llogarie bankare. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara  sipas dispozitave  ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.  Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. 

Lexo tek Gazeta "SOT" listën e plotë të përfituesve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 07:23

Mazhoranca ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga koncesionet e pakërkuara.

Postuar: 13/07/2019 - 07:38

Ka hyrë dje në fuqi vendimi i qeverisë për të ndryshuar skemën e dëmshpërblimit për të përndjekur

Postuar: 12/07/2019 - 07:30

 Që prej marsit 2017, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID nëpër

Postuar: 11/07/2019 - 10:17

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, e enjte, 11 korrik 2019:

Postuar: 11/07/2019 - 07:26

Qeveria ka ndryshuar mënyrën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.

Postuar: 10/07/2019 - 13:43

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish sot përkundrejt lekut.