Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

ISHMT kontrolle për zbatimin e ligjit për udhërrëfyesit turistikë në territorin shqiptar

Postuar: 16/07/2017 - 11:42

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka ndërmarrë një inspektim gjatë këtij muaji, për të kontrolluar zbatimin e nenit 61 për udhërrefyesit turistikë të huaj, të ligjit 93/2015 “Për Turizmin”.

Inspektimi u shtri në gjithë territorin e vendit nga Shkodra deri në Sarandë, duke përfshirë vendet më të frekuentuara nga turistët e huaj, përfshi parqet akreologjike, muzeumet, kështjellat, monumentet historike dhe kulturore, etj

Sot operojnë 199 udhërrëfyes turistikë të çertifikuar të ndarë në tre kategori; udhërrëfyes kombëtarë, lokalë dhe të specialitetve të veçanta të cilët shërbejnë në të gjithë territorin e vendit.

U konstatua se nga veriu në jug, në muzeume e parqe arkeologjike ligji është duke u zbatuar, dhe udhërrefyesit e lejuar janë ata të liçencuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Grupet e inspektimit kanë kryer kontrolle dhe në pikat kufitare si Hani i Hotit, Muriqan, Kapshticë dhe Qafë Thanë. Në pikat kufitare janë vendosur njoftimet për udhërrëfyesit e huaj dhe rregullat që ata duhet të zbatojnë në territorin shqiptar. Po kështu njoftime janë vendosur në kështjella, në muzeme, parqe, por dhe në strukturat akomoduese, të cilat kanë frekuentim nga turistë të huaj, si në qytetet Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Sarandë, Berat, Pogradec, Korçë, Vlorë etj.

Inspektimet e para nga ISHMT ishin kryesisht informuese dhe paralajmëruese, ndërsa gjatë kontrolleve në vazhdim do të aplikohen gjoba në rast shkeljeje të ligjit për turizmin. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2017 - 17:31

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2016 në Shqipëri ka pasur shumë pak trajtime për mbetjet e ngurta urbane. Sipas statistikave, janë menaxhuar 1.3 mln ton mbetje nga 2.4 mln tonë në vitin 2015 duke shënuar një rënie me 8 pikë përqindje ose 100 mijë ton më pak.

Postuar: 21/09/2017 - 11:21

Rreth gjysma e të gjithë azilkërkuesve që kishin aplikuar në vendet e Bashkimit Europian, Norvegji dhe Zvicër gjatë vitit 2015 dhe 2016 ende janë në pritje të përgjigjes nga ven

Postuar: 21/09/2017 - 08:20

 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare prej dy ditësh ka qenë i angazhuar në trajnime intensive lidhur me mbikëqyrjen e tregjeve të kapitalit.

Postuar: 21/09/2017 - 08:17

Në kuadër të punës për evidentimin e problematikave të biznesit në lidhje me ecurinë e portalit e-lejet dhe inspektimet, Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka zhvilluar tak

Postuar: 20/09/2017 - 07:46

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Shoqatës së Lojërave të Fatit për shfuqizimin e koncesionit të sistemit për mbikqyrjen e këtij sektori.

Postuar: 20/09/2017 - 07:45

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të rubrikës së saj Tatimet Këshillojnë ka vendosur të ndalet së fundmi tek deklarimi i të ardhurave personale.

Postuar: 19/09/2017 - 12:26

Qeveria i ka kushtuar vëmendje reduktimit të aksidenteve rrugore nëpërmjet forcimit të penalitetëve të Kodit Rrugor dhe rritjes se investimeve në sigurinë rrugore.