BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Ekonomia

ISSH nxjerr listën, ja 207 naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që do të përfitojnë shtesë pensioni, emrat në çdo qytet

ISSH nxjerr listën, ja 207 naftëtarët, minatorët dhe

Publikohet lista e radhës me 207 emrat e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfitojnë shtesë pensioni. Në kuadër të qëllimit për mbylljen sa më shpejt të dosjeve të dorëzuara për disa vende ku ka më shumë ish-punonjës, Instituti i Statistikave ka zbardhur dje listën me emrat e tjerë të ish-naftëtarëve që do trajtohen me pension suplementar. Sipas këtij publikimi të fundit përfituesit janë nga të gjitha qytetet e vendit, kryesisht nga Tirana, Fieri, Elbasani, Kuçova dhe Gjirokastra. Kështu sipas këtij ligji të 207 përfituesit përveç pensionit bazë do përfitojnë dhe  një shumë tjetër shtesë. Për të qenë më të qartë me aplikantë që janë në pritje të verifikimit të dosjeve të tyre sqarojmë dhe benefite të tjera që përcakton projektligji për këtë pension suplementar.  Konkretisht, sipas nenit 6, masa e përfitimit të shtesës mbi pensionin e pleqërisë, për punonjësit e nëntokës, është 1% mbi pensionin e pleqërisë, kurse për punonjësit e industrisë së naftës e të gazit dhe punonjësve të metalurgjisë është 0.6% e masës së pensionit të pleqërisë, për çdo vit pune. Shtesën mbi pension, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet e mësipërme, të përcaktuara në këtë ligj. Përfitimet, pavarësisht nga shuma, së bashku me pensionin e zakonshëm nuk tatohen. Gjithashtu ato do të indeksohen çdo vit, sa herë indeksohen nga qeveria edhe pensionet e tjera sipas ligjit të sigurimeve shoqërore. Për ata të cilët ende nuk kanë paraqitur një kërkesë  sqarohet se, kërkesa fillestare nga të interesuarit për të përfituar pension suplementar si më sipër bëhet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sakaq, në ato raste kur kërkesa në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore paraqitet brenda 1 viti nga dita e lindjes të së drejtës, pensioni fillon nga dita që ky ligj ka hyrë në fuqi. Ndërsa kur kërkesa paraqitet pas 1 viti nga lindja e së drejtës, pensioni fillon nga dita që është bërë kjo kërkesë. Përfitimet e caktuara, por të patërhequra paguhen në çdo kohë por jo më shumë se 3 vjet. Sipas përllogaritjes fillestare të bërë në hartim të ligjit parashikohet të përfitojnë 23.400 persona.

Si veprohet në rast abuzimesh

Ndërkohë sqarohet se personi, i cili ka përfituar pension, sipas përcaktimeve të këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve mujore të pensionit të pleqërisë për periudhën/at gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës. Pagesat e përfitimeve ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë ekonomikisht aktiv, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. Më tej qartësohet se si duhet të veprohet në ato raste kur përfituesi nuk e ka tërhequr shumën ose ka tërhequr më tepër. “Përfitimet e caktuara, por të patërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se 3 vjet, nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se 6 muaj, nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit”, sqarohet në projektligj. Personi, i cili ka përfituar pension e kompensime në mënyrë dhe me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër.

Ja lista me naftëtarët dhe minatorët që përfitojnë pension suplementar

BERAT

Bektash Daja

Veri Tafa

KUÇOVË

Misto Daci

Sokrat Shyti

Kostandina Bullari

Lirika Katro

Novrus Hasanaj

Andoneta Dhana

Natasha Gaqi

Fejzo Dollani

Limi Ruko

Muhamet Gega

Edije Skënderi

Vangjeli Taka

Kujtim Veizaj

Jani Ndoni

DURRËS

Ramadan Lurdhi

Qazim Hushi

ELBASAN

 Tomorr Tosuni

Abedin Dehari

Imer Kurti

Afërdita Mullisi

Besim Mamalla

Haxhi Asllani

Spiro Peçi

Kadri Perroj

Xhevdet Murati

FIER

Aleksi Stamati

Qamil Cjapi

Tajar Lamaj

Fatmir Xhelilaj

Hair Veliaj

Pandeli Konomi

Kristofor Jano

Abaz Ershani

Brahim Zeneli

Andon Tase

Sokrat Semeu

Vangjel Stoja

Aneta Papadhopullos

Bujar Hamitaj

Agron Lulaj

Skënder Mitrovica

Neki Zotkaj

Aristidh Mitro

Petraq Nushi

Viktor Profka

Bedri Lamaj

Shefit Sulaj

Arqile Plaku

Përparim Hodaj

Lefter Muhaj

Adil Ferataj

Hekuran Çepele

Gëzim Çobaj

Cenko Brahimaj

Elsa Klosi

Polikseni Kojku

Petraq Bello

Ernest Sota

Margarit Bare

Fatmir Basha

Xhevit Nurka

Er4 Ramë Çelaj

Vangjel Jani

Toku Mici

Nexhip Hyska

Enver Buzi

Arif Hamitaj

Arqile Pjetri

Tasi Çaçi

Nezir Hadaj

Vebi Dimeraj

Ismet Agallija

Llazar Rama

Fatmir Klosi

Ramazan Kaçanolli

Abduraman Nuhaj

Xhemil Buzi

Koli Marini

Dhimitër Bitri

Valentina Seitaj

Istref Zhupa

Hasan Nurka

Islam Koçiaj

Qamil Sinanaj

Petrit Rexhaj

Arshi Beqiraj

Myftar Bushaj

Sadife Sulejmani

Portokalle Xhelaj

Dafina Likaj

Dalip Nuhaj

Hasko Haskaj

Ferat Nuridinaj

Qemal Muskaj

Ahmet Kararaj

Ismet Hatija

Jani Gjika

Dalip Ferataj

Ferit Myftari

Sefret Kripa

Ramadan Rapaj

Arqile Kina

Dërvish Haxhiu

Luftar Çepele

Ilir Bane

Nezir Selimaj

Llazar Koço

LUSHNJE

Naun Shkoza

Sokrat Mali

Shyqyri Hoxhanj

Zoj Rista

Alizot Hajdari

MALLAKASTËR

Petraq Çerepi

Fatmir Rushitaj

Novrus Hykaj

Festim Paja

Naxhije Hajderaj

 Besim Çaushaj

Ahmet Boraj

Ysmet Zotaj

Shefki Shametaj

Tahire Ymeraj

Baki Hoxhaj

Resmi Barjamaj

Sadik Filaj

Muhamet Velaj

Bexhet Malaj

Pëllumb Seitaj

Ali Çelaj

Qemal Abazi

Leli Çako

Bashkim Ramaj

Veis Dajlanaj

GJIROKASTËR

Hajrie Gaxhi

KORÇË

Drini Hyska

Petro Halim

Festim Çaushllari

Kristo Dervishaj

POGRADEC

 Gurali Kaftirani

Barjam Torollari

TIRANË

Shefit Thartori

Hasan Hidri

Viron Cane

Muharem Kurti

Beqir Krantja

Maksim Bardhoshi

Haxhire Laçe

Roberta Kerri

Haxhi Kaçuli

Dallandyshe Shehu

Hyqmet Torja

Sefer Skënderaj

Luljeta Fero

Prelë Doçaj

Fatmir Camaj

Nezir Lukaj

Zenel Sallaku

Riza Peposhi

Nebi Sulkaj

Hariz Kuçi

Kujtim Çraga

Stefanaq Nakuçi

Refit Peqini

Mimoza Hysenaj

Zaim Lamaj

Dashnor Xhemali

Gori Kumaraku

Kasëm Mersinllari

Petro Mila

Kujtim Labaj

Qerim Ismeni

Ali Delimurati

Ilia Busho

Qazim Shkëmbi

Qemal Sula

Ganimet Goxho

Skënder Merkaj

Fatmir Hyka

Allaman Dorzi

Tofik Pasha

Hamid Elezaj

Frrok Gjinaj

Mexhit Losha

Selman Drazhi

Remzi Peposhi

Hysni Përgjegja

Ismail Bajrami

Gjon Margjini

Nezir Zdralla

Idriz Zholi

Afërdita Nepravishta

Foto Evangjeli

Urani Peto

Maksim Dhimitri

Haxhi Pervana

Leonidha Bullari

Lulëzim Kripa

VLORË

Tahir Nebiu

Bujar Iljazi

Kozma Kocka

Dhimiter Kaçupaj

Leven Llajaj

Selamet Xhemali

SARANDË

 Vaso Dukshi

Spiro Peta

Më të lexuarat