BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

ISSH nxjerr shifrat, mbi 23 mijë naftëtarë, metalurgë dhe minatorë përfitojnë pension suplementar, pritet të shtohen kategori të reja

ISSH nxjerr shifrat, mbi 23 mijë naftëtarë, metalurgë dhe

Mbi 23 mijë naftëtarë, minatorë dhe metalurgë kanë përfituar shtesë pensioni deri më tani. Në kuadër të ligjit “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar

në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që

kanë punuar në metalurgji”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat e këtij viti, ku rezulton se që kur nisi zbatimin ky ligj dhe deri më sot, kanë aplikuar 32.800 persona për të marrë pension suplementar dhe kanë përfituar 23.411 persona. Më konkretisht, 8.270 përfitues janë punonjës të industrisë së naftës e gazit dhe 1.695 përfitues janë punonjës të metalurgjisë. Por sipas të dhënave, ky numër pritet të shtohet, pasi janë hasur ngërçe me metlaurgët. Brenda kësaj kategori ka shumë profesione që penlizohen dhe ISSH bashkë me Sindikatën e Industrisë kanë kërkuar nga qeveria rishikimin e ligjit me qëllim që të futen dhe kategori të reja. Në vjeshtë prite të bëhet gati drafti në fjalë, i cili do të shkojë më pas për miratim në Parlament.

Parashikimet e ligjit aktual

ISSH vazhdon t’iu bëjë thirrje personat që preken nga ligji i 2019, që të nxitojnë për të plotësuar dokument dhe për të aplikuar. Ndërsa sqarohet se, përfitimi i shtesës në pension, sipas përcaktimeve në ligji, jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili e ka paraqitur atë më herët pranë agjencisë së sigurimeve shoqërore të vendbanimit të tij, ose pranë sporteleve të shërbimit në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, së bashku me dokumentacionin përkatës, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe rregulloreve të ISSH-së. Në projektligjin për pensionet suplementare, qartësohet se si duhet të veprohet në ato raste kur përfituesi nuk e ka tërhequr shumën ose ka tërhequr më tepër. “Përfitimet e caktuara, por të pa tërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se 3 vjet, nga data e marrjes së tyre, por jo më vonë se 6 muaj, nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20% e këstit mujor të pensionit”, sqarohet në projektligj. Ndër të tjera, ligji bën të qartë masat që do ndërmerren në ato raste kur përfituesi abuzon dhe ndërhyn për marrjen e një shume jo të merituar. “Personi, i cili ka përfituar pension e kompensime në mënyrë dhe me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë, në masën e katërfishit të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal”, thuhet në projektligj.