Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Ekonomia

ISSH publikon listën e radhës, ja naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që do të përfitojnë rritje të pensionit, ndarja sipas qyteteve

ISSH publikon listën e radhës, ja naftëtarët, minatorët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e radhës për ish-punonjësit e rafinerive të naftës dhe gazit që përfitojnë trajtim financiar. Çdo javë ISSH nxjerr nga një listë të re me emrat e atyre aplikantëve që u është shqyrtuar kërkesa dhe do përfitojnë pension shtesë. Këtë herë përfitues janë 123 qytetarë nga disa qytete të ndryshme të vendit si; Tirana, Fieri, Vlora, Saranda, Lushnja, Pogradeci, Durrësi dhe Korça. Ashtu siç bëhet e ditur edhe në relacionin e publikuar nga Ministria e Financave që me miratimin e ligjit në vitin e shkuar, qëllimi i trajtimit financiar për këtë kategori është dalja në pension 10 vjet para mbushjes së moshës për pension normal, sigurisht me një shumë shtesë. Ndër të tjera duhet theksuar se vlera e pensionit suplementar financohet nga buxheti i shtetit dhe nuk prek kontributet e punonjësve. “Projektligji është trajtim financiar shtesë, nuk është një status për këto profesione, pasi statuset janë me spektër më të gjerë që lidhen jo vetëm me përfitime financiare në moshë pensioni. Përfshirja në një ligj e tre profesioneve të vështira është bërë për shkak të ngjashmërisë në lidhje me vështirësinë e punës dhe brenda këtij parimi janë bërë dallime në punë të vështira dhe shumë të vështira. Ky projektligj iu jep pension para kohe deri në 10 vjet para moshës normale të daljes në pension këtyre tre profesioneve, si dhe iu jep shtesë mbi pension për të gjithë pensionistët aktualë dhe ata që do të dalin në periudhën afatshkurtër. Kjo shtesë mbi pension nuk është e financuar nga kontributet e paguara, por është një privilegj i pastër që ju bëhet këtyre kategorive, të financuara nga buxheti i shtetit”, thuhet në relacion. Përfitim nga ky ligj kanë edhe ata që deri para një viti shpenzimet e tyre nuk mbuloheshin nga shteti, pasi kanë punuar në institucione private, po me këto ndryshime edhe metalurgët mund të përfitojnë të njëjtat bonuse dhe reduktim të moshës për daljen në pension njesoj si dy kategoritë e tjera, rritje pensioni me 5%. “Me këtë ligj dhe me ligjin 150/2014, plotësohen kërkesat e paraqitura në vite nga minatorët dhe sindikatat që përfaqësojnë ata. Ky projektligj përfshin edhe metalurgët që kanë kryer një punë që konsiderohet e vështirë duke vendosur një trajtim të barabartë bazuar në vështirësinë e punës. Historikisht këto industri kanë qenë shtetërore dhe nga kjo buron edhe përgjegjësia që ka shteti për të mbuluar personat që kanë punuar në këta sektorë Ky projektligj jep përfitime shtesë për ata ish-minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, që kanë punuar në industrinë shtetërore dhe që punojnë në sektorin privat”, theksohet në relacion.

Eliminimi i pabarazisë mes kategorive

Miratimi i këtij ligji veç trajtimit financiar për punonjësit e punëve të vështira ka menduar edhe për eliminimin e pabarazive që ekzistonin deri para një viti. Kështu si për moshën e daljes në pension edhe për shtesën në pensionin bazë ky ligj ka lënë në një përqindje më përfituese minatorët të cilët punojnë në tokë, dhe kanë punën më të vështirë. Konkretisht për këta të fundit shtesa llogaritet në 1%, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0,6%. “Puna e minatorit në nëntokë është profesioni më i vështirë sipas vendimit të ndarjes së punëve në kategori për efekt pensioni. Mosha e daljes në pension për këtë kategori është përcaktuar 55 vjeç. Për profesionet e naftës dhe metalurgjisë që janë punë të vështira, por të kategorisë së dytë mosha e daljes në pension është ulur me 5 vjet për burrat dhe me 8 vjet për gratë. I njëjti parim është ruajtur edhe për përfitimin e shtesës mbi pension, ku për minatorët shtesa llogaritet 1% e pensionit për çdo vit pune dhe për naftëtarët dhe metalurgët 0.6 % që reflekton shkallën e vështirësisë”, shpjegon ligji. Ndërkohë më tej sqarohet se ata të cilit kishin përfituar daljen në pension të parakohshëm para se të ndryshonte ligji, e përfitojnë shtesën menjëherë, që nga momenti që ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk është e nevojshme të presin moshën 65 dhe 63 vjeç.

Dokumenta bashkëngjitur