BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Ekonomia

ISSH publikon tjetër listë me naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që marrin shtesë pensioni, ja 754 emrat përfitues

ISSH publikon tjetër listë me naftëtarët, minatorët dhe

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nxjerr listën e radhës me emrat e naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që përfitojnë shtesë pensioni. Lista e publikuar së fundi përmban plot 754 emra nga 28 qytete ne vend. Me miratimin e ligjit në maj të viti 2019 ISSH vijoji menjëherë me nxjerrjen e listave që tregojnë emrat e individëve që përfitojnë nga ligji. Konkretisht, përfitues të ligjit “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” janë ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, si dhe ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji. Ndërkohë, sipas projektligjit për këtë çështje pension shtesë do të përfitojnë minatorët që kanë 12.5 vite punë nën tokë, ndërsa për punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit si dhe metalurgët kjo periudhë është 20 vjet. Për gratë që kanë punuar në këto të fundit, periudha e punës është 15 vjet. Për minatorët shtesa e pensionit është 1 % për çdo vit sigurimi, ndërsa për 2 kategoritë e tjera 0.6%.Gjithashtu, ligji i ri përcakton se për të përfituar, minatorët duhet të mbushin 55 vjeç, ndërsa naftëtarët dhe metalurgët 60 vjeç. Ndërkaq të tre kategoritë përfitojnë pension përpara moshës ligjore të daljes në pension deri në 10 vjet, ndërsa masa e përfitimit të shtesës mbi pensionin e pleqërisë do të jetë në funksion të viteve të punës dhe koeficientit shtesë, që kanë përfituesit sipas këtij ligji në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji. Në ligjin për këtë çështje përcaktohet se, duke u bazuar në vjetërsinë minimale në profesion, për të përfituar këto trajtime suplementare, del që minimalisht do të përfitojnë shtesë minatorët 12.5% dhe naftëtarët dhe metalurgët 12 %. Pra, nga dalja para kohe në pension dhe shtesa mbi pension, këto kategori përfitojnë rreth 19-20% më shumë se para këtij ligji. Për pensionistët e rinj, si minatorë, kjo shtesë do të jetë edhe rreth 1400 më tepër si rezultat i uljes së vjetërsisë për të dalë në pension të plotë. Më tej ligji sqaron se, përfitimet e premtuara në statusin e naftëtarit nuk bazohen në kontribute të paguara, por në përfitime që subvencionohen totalisht nga taksat e përgjithshme. Ndryshimet në ligj përfshihen edhe invalidët e punës. Për invalidët që janë bërë të tillë për shkak të një aksidenti në punë apo një sëmundje profesionale dhe për këtë shkak kanë më pak vjetërsi në profesion se vjetërsia e parashikuar në ligj, vjetërsia për minatorët do të llogaritet me 5 vjet punë në nëntokë dhe për naftëtarët dhe metalurgët me 20 vjet punë. Për këtë përfitim së bashku me dokumentacion për aplikim pensionisti duhet të dorëzoj edhe këto dokumente që vërtetojnë që është invalid; libreza e punës; vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; vërtetim për periudhën e sigurimit; vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë; çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë; vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës.

Dokumenta bashkëngjitur