BREAKING NEWS

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon me revolta nëse humbet zgjedhjet, Meta sfidon SHBA dhe paralajmëron rrëzimin e reformës në drejtësi

Aromë trazirash në prag të 25 prillit, Berisha kërcënon
x

Ekonomia

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe

Janë me qindra përfituesit e rinj që i shtohen skemës së pagesave suplementare për punët e kryera në miniera, industrinë e naftës dhe gazit, si dhe në metalurgji. Pas vlerësimit të kritereve përfituese, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme listën e re me 113 përfituesit që do të trajtohen nga ligji nr. 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Për secilin prej tyre është përcaktuar edhe qendra përkatëse se ku do të tërheqin pensionin apo shtesën që ju takon për shkak të punës së kryer në profesionet e përmendura. Në vijim gjeni të detajuar listën e plotë të përfituesve të rinj që kanë gati pagesat suplementare për çdo qark, ku për secilin prej tyre konfirmohet edhe qendra se ku duhet të paraqiten për të marrë pagesat që iu takojnë. Ekspertët e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se puna për llogaritjen e përfitimeve të tjera do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vijim, pasi janë ende me mijëra kërkesa në pritje të verifikimit të kushteve për të përfituar nga zbatimi i këtij ligji. Të dhënat e deritanishme të publikuara nga ISSH, tregojnë se përfitimi i këtyre profesioneve është disa herë më i lartë se i profesioneve pa trajtim të veçantë. Kështu, për një minator koeficienti i përfitimit është 332%. Për naftëtarin dhe metalurgun, ky koeficient përfitimi është 179%. Ndërkohë ky raport për pensionet e punëve jo të vështira është rreth 100%, për shembull për mësuesit koeficienti i përfitimit regjistrohet në 97%. Sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtese prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktuale, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë.

Skema për familjarët e përfituesve

Ligji për pensionet suplementare ka hartuar edhe një skemë e cila përshin si përfitues edhe familjarët e ish-punonjësve që nuk jetojnë më. Sipas rregullave të paraqitura në ligj, përfitojnë pensione familjare nga personi që vdes, që përfitonte ose kishte kushtet për pension shtetëror suplementar sipas këtij ligji, këta persona në ngarkim: bashkëshorti pasjetues, jetimi dhe kur kanë plotësuar kushtet për pension familjar sipas ligjit për sigurimet shoqërore. Ndërkaq masa e pensionit që përfitojnë secila nga kategoritë e lartë përmendura janë: 50% për bashkëshortin pasjetues; dhe 25% për jetimin. Kur nuk merret pensioni i parashikuar në nenin për jetim të plotë, masa e pensionit është 50 për qind. Masa e pensionit suplementar familjar nuk mund të jetë më e lartë se pensioni suplementar që kishte. Ligji parashikon përftim shtesë me 40% të pensionit suplementar për ata persona të aksidentuar në shërbim dhe deklarohen invalidë të përhershëm. Ndërkohë sqarohet se, sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtesë prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktualë, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë. Më tej ISSH tregon se i gjithë stafi i këtij institucioni është në gatishmëri dhe po punën sipas rregullave të caktuara në ligj, që çdo përfitues të marrë atë që meriton dhe listat të zbardhen sa më shpejt.

Ja lista me emrat që përfitojnë pension suplementar

BULQIZË

Ellumb Boba

Vasip Lami

MAT

Selman Hoxha

Perparim Kazhani

DURRËS

Naim Seferi

Rasim Kurti

Myslim Uruçi

Petrit Bajko

Luman Kapllani

ELBASAN

Eduart Kovaçaj

Nevreze Dine

FIER

 Elsa Muskaj

Hyri Isufaj

Diana Haxhi

Shqiponja Gishti

Ferman Nazëraj

Pandeli Divija

Agron Kalemaj

Faslli Hatija

Gjinovefa Kule

Liri Nebiu

Nikoll Josifi

Elmas Sulo

Arben Skënderaj

Nexhmie Kadhe

Drita Ahmeti

Skender Myftaraj

Bani Plaku

Lavdërim Vrenozi

Fatri Kodhelaj

Gurie Çelniku

Natasha Kuqari

Bardhosh Kallashi

Luiza Rizaj

Tefta Lanaj

Flamur Hysenaj

Gëzim Vrenozaj

Sulo Çrraga

Iliaz Rizvani

 Vladimir Hoxha

Shpëtim Ramaj

 Rrapi Mërtiri

Veis Heqimaj

Fatmir Saliaj

Tefik Haruni

Teftë Barjamaj

Natasha Zaimi

Bajame Skendaj

 Muhedin Halimi

Sefer Karemanaj

Albert Ruçaj

Mehmet Selimi

Çomo Faslliaj

Mimoza Mahmutaj

Themi Goga

Hysenj Sufka

Shyqyri Sanka

LUSHNJE

Xhevit Meçe

Liljana Grëmi

Jorgji Zaka

MALLAKASTËR

Adivije Zotaj

Namik Zeqaj

Shqiponjë Metaj

Shpresa Disha

Gjyle Dosti

Vitmon Asllanaj

Nadire Kalemaj

Engjëllushe Hajdinaj

Filloreta Lamaj

Shkëlqim Veliaj

Pajtim Selimaj

GJIROKASTËR

Nikolla Maneka

Aleksandra Maneka

Apostol Thano

KUKËS

Dan Qarri

Halim Kraja

Mustafë Muçaj

Shaqir Morina

Ramadan Basha

KURBIN

Marije Legisi

Nikoll Marku

Gjon Ndreca

SHKODËR

Ilmi Zabeli

TIRANË

Llazar Zoi

Haxhi Hodo

Dhimitër Xoxe

Muharrem Sorra

Xhemal Avdiu

Afërdita Sakaj

Agim Jahja

Qemal Leka

Fejzo Peçi

Kadri Isufaj

Kujtim Piciri

Agim Ryta

Bashkim Daka

Rrahman Gjoka

Isuf Plaku

Fatos Kërluku

Mazi Sejdini

Dedë Ukcamaj

Ahmet Peposhi

Vasillaq Nano

Agim Kamenica

Myslym Zotaj

VLORË

Hari Seraj

Jorgaq Tanka

Halim Fetahu

Agron Sinaj

Durim Nelaj

Amdi Mamaj

Besnik Maraj

SARANDË

Haki Feta