BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

ISSH zbardh listën e radhës, ja 271 naftëtarët, metalurgët dhe minatorët që do të marrin shtesë pensioni, emrat sipas qyteteve

ISSH zbardh listën e radhës, ja 271 naftëtarët,

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje listën me emrat e 271 naftëtarëve, minatorëve dhe metalurgëve që marrin shtesë pensioni. Përfituesit e radhës janë kryesisht në qytetin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe të tjerë. Ndërsa garanton se personat përgjegjës për marrjen dhe shqyrtimin e aplikimeve po bëjnë punë intensive që të gjithë përfituesit të marrin në kohë shumë e merituar nga ligji për pension suplementar, ISSH tregon se punonjësit e minierave përfitojnë më tepër nga shtesa për shkak të punë së vështirë. Kështu, për një minator koeficienti i përfitimit është 332 %. Për naftëtarin dhe metalurgun, ky koeficient përfitimi është 179 %. Ndërkohë ky raport për pensionet e punëve jo të vështira është rreth 100 %, për shembull për mësuesit koeficienti i përfitimit regjistrohet në 97%. Sistemi i pensioneve dhe çdo përfitim social i kësaj natyre, kërkon mbulim me kontribute dhe për faktin se ish-punonjësit e nëntokës në trajtim financiar të veçantë, apo të papunë dhe pa mbështetje sociale me kushte të plotësuara, nuk kishin periudha të mbuluara me kontribute me shtesë, për përfitime të parakohshme, është përcaktuar një kontribut shtese prej 5% që paguhet nga punëmarrësit dhe punëdhënësit aktuale, si dhe financime buxhetore për mbulimin e përfitimeve aktuale si dhe pjesë të efektit financiar që nuk mbulohet nga kontributi shtesë. Më tej ISSH tregon se i gjithë stafi i këtij institucioni është në gatishmëri dhe po punën sipas rregullave të caktuara në ligj, që çdo përfitues të marrë atë që meriton dhe listat të zbardhen sa më shpejt.

Ja si veprohet për institucionet e mbyllura

Disa ish- punonjës të nëntokës shprehen të paqartë se si duhet të veprojnë për sigurimin e dokumenteve, pasi institucioni ku ata punonin është mbyllur përfundimisht. Për këtë çështje në ligjin për pensionet suplementare sqarohet se,Instituti i Sigurimeve Shoqërore vendos në dispozicion të kërkuesve, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, formatin e kërkesës për përfitimin e pensionit për shkak të profesionit dhe për përfitimin e shtesës mbi pensionin, si dhe formatin e vërtetimit të posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira. Gjithashtu bëhet një sqarim në lidhje me dokumentacionin e punonjësve, subjektet në të cilët ata kanë punuar tashmë janë mbyllur. “Në rastet kur subjektet punëdhënëse nuk janë aktive ose janë të mbyllura, dokumentacioni vërtetues i llojit të punës dhe kohëzgjatjes së saj, si dhe baza e vlerësuar për efekt të kalkulimit të pensionit plotësohen nga strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore dhe bashkohen në dokumentacionin e dosjes së përfitimit, duke ia bërë të njohur edhe personit kërkues”, sqarohet në vendim. Më tej në vendim thuhet se shuma e transfertës nga buxheti i shtetit dhe procedurat e financimit të fondit të sigurimeve shoqërore realizohen gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit të shtetit. Ndërkohë për të tre kategoritë njoftojmë se, sa më shumë vite pune, aq më i lartë edhe përfitimi. Në argumentimin që i është bërë ligjit, thuhet se një minator që merr mesatarisht 23 mijë lekë pension, do të marrë një shtesë, e cila shkon deri në 4300 lekë në muaj. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët dhe naftëtarët, për të cilët rritja varion nga 9 për qind deri në 12 për qind.

Dokumenta bashkëngjitur