BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Ekonomia

ISSH zbardh listën, ja 172 naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që përfitojnë shtesë të pensionit

ISSH zbardh listën, ja 172 naftëtarët, minatorët dhe

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar ditën e djeshme listën me plot 172 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë që përfitojnë shtesë në pension. Që nga hyrja në fuqi e ligjit për pensionin suplementar të ish-punonjësve të nëntokës, ISSH ka vazhduar të shqyrtojë aplikimet dhe të zbardh emrat e atyre personave që përfitojnë nga ky ligj. Përfituesit e kësaj radhe janë nga qytetet si: Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, Korça, Pogradeci, Lushnja, Shkodra dhe Elbasani. Të gjithë përfituesit mund ta tërheqin shumën që u takon në postën pranë banimit ose shuma u kalon menjëherë në llogaritë e tyre bankare, për ata të cilët e disponojnë dhe e kanë të deklaruar pranë ISSH një të tillë. Të dhënat e deritanishme të publikuara nga ISSH, tregojnë se përfitimi i këtyre profesioneve është disa herë më i lartë se i profesioneve pa trajtim të veçantë. Kështu, për një minator koeficienti i përfitimit është 332%. Për naftëtarin dhe metalurgun, ky koeficient përfitimi është 179%. Ndërkohë ky raport për pensionet e punëve jo të vështira është rreth 100%, për shembull për mësuesit koeficienti i përfitimit regjistrohet në 97%. Kujtojmë këtu se përfitues të shumtë nga ky ligji kanë qenë dhe ish-minatorët. Pasi në ligj, çështja e tyre ka marrë një shqyrtim të veçantë. Kjo, sepse më parë nuk përfitonin trajtim financiar të mbuluar nga shteti pavarësisht punës së vështirë për shkak të moshës që përcaktonte ligji i mëparshëm për daljen në pension dhe mungesës së sigurimeve. Kështu, për të mbështetur këtë kategori ligji i 2019 vendosi që edhe minatorët do të kenë pension të parakohshëm dhe shtesë pensioni të financuar nga buxheti i shtetit. Kjo skemë e daljes në pension të parakohshëm do të zhvillohet edhe për ata që dalin në pension në 4 vitet e ardhshme.

Pabarazitë që eliminoi ligji

Në këtë projektligj parashikohet që i gjithë spektri i periudhave të sigurimit në profesione pune shumë të vështira si në industrinë e naftës dhe të gazit, ashtu edhe në metalurgji të kenë një trajtim financiar të njëjtë. Për këto arsye projekti i paraqitur parashikon, ndarjen e përfitimeve në fushën e sigurimeve shoqërore dhe trajtimeve mbi pension, nga dispozitat që përcaktojnë një status të veçantë për industrinë e naftës dhe të gazit. Duke u fokusuar në parimin e dhënies së një trajtimi të veçantë financiar, i cili për përfituesit aktualë është totalisht i pambuluar me kontribute, i adresuar për profesione shumë të vështira, projekti përjashton nga përfitimi punonjësit e industrisë mekanike të naftës. I gjithë sistemi i ndërmarrjeve apo industrive ka pasur ofiçina mekanike me dhjetëra lloje profesionesh, të cilat pavarësisht se u përkisnin degëve të ndryshme të ekonomisë, kryenin të njëjtën punë me të njëjtën shkallë vështirësie dhe me të njëjtin sistem të pagave. Vendosja dhe mbajtja e përfitimeve për këtë kategori do të sillte diferencime shumë të mëdha dhe padrejtësi ndërmjet kategorive të përfituesve. Në këtë ligj, pikërisht vendosja e një skeme të njëjtë trajtimi, për të gjithë kategoritë e punëve dhe pensioneve tepër të vështira është i vetmi parim që justifikon përdorimin e fondeve buxhetore për mbulimin e pagesave, për më tepër të pagesave shtesë. Gjithashtu, projekti i paraqitur fokusohet në saktësimin dhe zgjidhjen e disa problematikave që kanë dalë në procesin e identifikimit të personave që kanë punuar në industrinë e naftës dhe të gazit, verifikimin dhe plotësimin e dokumentacionit të tyre, për të realizuar dhënien e statusit dhe si pasojë të përfitimeve financiare që rrjedhin prej tij në fushën e pagave, pensioneve apo përfitimeve të tjera.