Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Italianët tregojnë të fshehtat, ja si u ngritën në detyrë personat që firmosën për falimentimin e “Veneto Banka” me akte noteriale

Postuar: 10/08/2019 - 07:40

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje nga skandali me falimentimin e “Veneto Banka”. “Vicienza Piu”, në një artikull ka treguar se si të gjithë ata që firmosën për batërdinë me bankën italiane janë graduar në detyrë. Më datë 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara noterit Alket Mancka është nënshkruar një akt noterial, i cili vërtetonte se përfaqësuesit e pranishëm nga Veneto Banca në Lca” dhe “SGA spa” deklarojnë që të gjitha kushtet për transferimin e Kredive janë përcaktuar në përputhje me Marrëveshjen e Transferimit të Kredive dhe gjithashtu me Marrëveshjen për Transferimin e Kredive, ndaj këto kredi konsiderohen të miratuara nga ana e Veneto Banca spa në LCA tek SGA spa, e cila është edhe kreditori aktual i kredive, duke filluar nga dt. 1 korrik 2018. Pra kreditë u shitën nga “Veneto Banka” te kompania SGA, e cila menjëherë nis procedurat për mbledhjen borxheve. Për të nënshkruar deklaratën noteriale për “Veneto Banca në LCA”, me autorizim ishte z. Alberto Morini, i cili nuk ka ndonjë lidhje me LCA, por në të vërtetë është një punonjës i “Intesa Sanpaolo Bank”. Po këtë person, pra Alberto Morini e gjejmë jo rastësisht të cituar në një artikull të Giuseppe Pietrobellit në “Il Gazzettino” më 4 gusht 2016. Alberto Morini, duke iu referuar një takimi në shkurt të vitit 2014 thoshte: “U vlerësua interesi i mundshëm i disa konsumatorëve për të nënshkruar aksionet e Veneto Banca me zotimin për riblerje. Kohëzgjatja e supozuar ishte 6 muaj”. Po kush ishte përpara noterit Alket Mancka nga ana e “SGA”? Një anëtar i bordit të saj? Jo! Një drejtues ekzekutiv i SGA? Jo! Sepse kemi një prokurë italiane të vërtetuar nga noteri, se përfaqësues është z. Andi Ballta i “Tranzit Shpk”, kompania e mbledhjes së borxheve të këqija e kontraktuar nga shoqëria italiane SGA spa, për të punuar me kreditë e këqija të Veneto Banka sh.a., për procedurat dhe performancën e këtyre kredive NPL. Sipas “Vicienza Piu” për Veneto Banka sh.a. firmosën para noterit Alessio Maggiolo e Blerina Bardhi. Por italianët janë shprehur se të gjithë emrat e mësipërm janë ngritur në detyrë dhe si për çudi kanë shkuar te “Intesa Sanpaolo”. “Alessio Maggiolo tashmë është Shef Departamenti “Small Business”, në drejtorinë tregtare në Milano të Intesa Sanpaolo. Blerina Bardhi, drejtore Departamenti teknik, IT & Siguri, e ardhur në Shqipëri pas eksperiencës në Banche Estere të Veneto Banca, Montebelluna, person i deleguar nga CdA di Veneto Banka sh.a për të firmosur bilancet, deklaratat noteriale, është tashmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Intesa Sanpaolo Bank Albania, shefe IT. Për Alberto Morini thamë më herët që është rritur në detyrë në International Subsidary Banks Division në Intesa Sanpaolo”, thuhet në artikull.

Loja e pisët e Gent Sejkos

Në marrëveshjen që është bërë për shkrirjen e “Veneto Bank”, përmendet dhe Banka e Shqipërisë. Italianët kontaktuan kompaninë Tranzit për të mbledhur borxhet e tyre në Shqipëri. Por në dokument thuhet se ka qenë Banka e Shqipërisë ajo që ka sugjeruar që të kontraktohet një kompani shqiptare. “Me referencë të Marrëveshjes së Transferimit në Shqipëri më datë 22 nëntor 2017, Veneto Banka merr përsipër që të bëjë të mundur që rikuperimi i kredive të këqija të Veneto Banka Sh.a të transferuara në VB (edhe pas kalimit të tyre të mundshëm në SGA S.P.A sipas ligjit, ti besohen një shërbimi, siç është kërkuar dhe rekomanduar nga Banka e Shqipërisë, një subjekti ligjor shqiptar)”, thuhet në dokument. Pra, pyetja që shtrohet është, a ishte Gent Sejko ai që sugjeroi përzgjedhjen e Tranzit?

 Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2019 - 16:22

Politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publik.

Postuar: 15/12/2019 - 07:50

Për shkak të vendimeve të ashpra të dhëna nga gjykatat e Arbitrazhit vitet e fundit, qeveria ka v

Postuar: 14/12/2019 - 10:27

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 14.12.2019.

Postuar: 14/12/2019 - 07:34

Projekti i fiskalizimit dhe kostoja që do të sjellë ai tek bizneset ka qenë gjithashtu një nga te

Postuar: 13/12/2019 - 08:15

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 13 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:13

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektin e fiskalizimit.

Postuar: 13/12/2019 - 07:12

Ditën e djeshme është zbardhur lista e pestë e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfito