BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Ekonomia

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e Bankës së Shqipërisë për të ndalur abuzimet me interesat e kredive

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e

Shoqata Shqiptare e Bankave ka shprehur dakordësinë e saj për kontrollin mbi normat e interesit në kredi nga Banka e Shqipërisë. Pak javë më parë BSH propozoi një rregullore të re, e cila ka si synim vendosje e një niveli tavan të normës së interesit në kreditë që jepen nga institucionet financiare ndaj klientëve. Vetë BSH tregoi se, kjo rregullore është e domosdoshme duke marrë shkas nga skandalet e shumta të mashtrimit ku janë përfshirë disa institucione jobanka, madje në disa raste në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë. Sigurisht që mikrofinancat asaj kohe dolën kundër këtij propozimi, por nuk kanë gjetur mbështetjen e bankave në vend. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare Shoqata e Bankave ka vlerësuar pozitivisht këtë nismë të Bankës së Shqipërisë, duke thënë se kështu do të rritet siguria për konsumatorët. Sipas bankave, vendosja e një tavani mbi normën e interesit do t’i pengojë institucionet abuzuese t’u japin klientëve kredi me interesa shumë të larta. “Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) është njohur me projekt-vendimin për ndryshimet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 48, datë 01.07.2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” dhe vlerëson se këto ndryshime janë të mirëpritura. Diskutimi i konsultimit tashmë i filluar me industrinë bankare është pozitiv, plotësisht në mbështetje dhe i shëndetshëm për forcimin e praktikave më të mira në procesin e huadhënies”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bankave.

Rritet transparenca

Ndër të tjera bankat e nivelit të dytë shprehen se ndryshimet që përmban ajo rregullore do të përmirësojnë procesin e huadhënies për ta përfaruar atë më direktivat europiane. Dhe çka është më e rëndësishmja, do të rritet transparenca e institucioneve financiare në vend, të cilat luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në ecurinë e ekonomisë dhe në nivelin e të ardhurave për klientët e tyre. Shoqata thekson se, të gjitha këto ndryshime të përmendura dhe të tjera të paraqitura në rregulloren e re do të të stabilizojnë tregun financiar në vend, që prej kohësh po përballet me korrupsion dhe informalitet të lartë. “Bazuar në zhvillimet e tregut financiar në vend, në transparencën, mbrojtjen e interesave të publikut, praktikat më të mira edhe në vende të tjera të zhvilluara, si dhe në kujdesin e shtuar për stabilitetin financiar të vendit, AAB mbështet iniciativën e Bankës së Shqipërisë dhe shpreh vullnetin e saj të plotë për të bashkëpunuar për përmirësimin e hartimit të projekt vendimit”, evidentojnë bankat e nivelit të dytë në të gjithë vendin.

Masat e reja

Banka Qendrore ka propozuar që për kreditë të vendosen 3 tavane për normat e interesit, në varësi të vlerës së kredisë. Edhe pse në rregullore thuhet që ky vendim do të aplikohet edhe për bankat dhe jo vetëm për institucione jo-financiare, ekspertët pranë Bankës së Shqipërisë thonë se abuzimet më të mëdha me normat e interesit janë konstatuar tek shoqëritë jobanka. Kështu, me miratimin e kësaj projekt-rregulloreje, Banka e Shqipërisë do të marrë në konsideratë të gjitha kreditë e disbursuara në tremujorin e mëparshëm deri në vlerën e 10 milionë lekëve, të cilat janë akorduar vetëm për individët dhe nuk janë të siguruara me anë të Hipotekës, apo ndonjë sigurim tjetër mbi pasurinë e paluajtshme. Banka e Shqipërisë do të përcaktojë normë maksimale interesi të posaçme, për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore, ku përfshihen kreditë me këste periodike, overdraftet, kartat e kreditit dhe qiraja financiare. Norma e interesit maksimal do të ndahet gjithashtu sipas disa intervaleve të shumës së kredisë konsumatore, konkretisht për shumat deri në 200 mijë lekë, për ato nga 200.001 deri në 2 milionë lekë dhe 2.000.001 deri në 10 milionë lekë.