
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Ja çdo të ndodhë me pensionet për vitin 2024, si i justifikon kryeministri Rama të ardhurat e ulëta që marrin të moshuarit

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Nëntor 2023

Zbardhen të dhëna të tjera nga buxheti i planifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2024 në lidhje me pensionet. E ndërsa pagat shkojnë në një trajektore të fortë në rritje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pensionet. Shpenzimet që planifikohen për këtë zë kushtojnë 73 mln euro, nga të cilat 39 do të ndahen për mbrojtjen nga rritja e çmimeve dhe 34 mln si bonus i fundvitit. Flobens Dilaveri, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deklaroi për Money se pensionet duhet të ishin prioritet dhe rritja të ishte më e madhe se indeksimi. “Patjetër që ka mundësi për të rritur pensionet dhe duhet të ishte prioritet, sepse kur shpenzojmë 210 mln euro pë rritjen e pagave, por kjo duhej të shoqërohej me rritje më të madhe se indeksimi, sepse dihet niveli i pensioneve dhe veç asaj ata nuk kanë mundësi të shtojnë të ardhurat përveç mundësisë që u jep pensioni”. Po ashtu ditën e djeshme ka folur dhe kryeministri Rama për këtë situatë. Ai është justifikuar për pensionin e ulët që marrin të moshuarit. Nga Pogradeci, ku Rama foli në Asamblenë e Zgjeruar të PS, u shpreh se numri i pensionistëve është shumë më i lartë se ai i punonjësve të shtetit. Shkurt, Rama tha se “kaq mundësi kemi” për pensionistët. Sipas tij, të rinjtë nuk duhet të ankohen dhe të thonë se gjyshi apo babai e ka pensionin e ulët, pasi ata nuk ka paguar kontribute. “Unë e di shumë mirë që për pensionistët nuk do mjaftojë dot asnjëherë ajo që ne bëjmë në raport me ata që bëjnë. Por në mënyrë transparente këto janë mundësitë dhe këto janë shifrat. Kemi një numër të lartë pensionistësh krahasimisht me numrin e punonjësve të shtetit dhe për këtë arsye edhe rritja e pensioneve është me e ngadalte. Duke pasur parasysh që nëse ka një gropë që ne nuk e kemi mbyllur ende është gropa e krijuar nga mungesa e kontributeve shoqërore. Se kollaj është sot të thuash se gjyshi apo babai ka një pension të ulët, por duhet të pyesësh veten që unë kam paguar kontribute që gjyshi apo babai të ketë një pension të mirë? Përgjigjja është jo”, tha Rama.
Më të lexuarat


Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet

“9 mln euro minus për çdo muaj”/ Eksportuesit në krizë, rënia e monedhës europiane dëmton bizneset fasone

MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

Ministrja Anila Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023
