
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ja cilat janë taksat që ndryshojnë në 2023, ashpërsohen gjobat për punën në të zezë dhe nëndeklarimin

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Janar 2023

Viti 2023 ka nisur edhe me ndryshime në taksa. Disa nga ligjet e paketës fiskale të diskutuara dhe miratuara vitin që lamë pas, kanë hyrë në fuqi nga 1 Janari. Konkretisht, akciza e birrës që do të paguhet nga kompanitë gjatë këtij viti do të jetë 710 lekë HL, ose 7,1 lekë për 1 litër birrë, ndërkohë që deri tani, birra e prodhuar nga impiante me kapacitet nën 200 mijë HL në vit, kishte një akcizë 360 lekë/hl, ose 3,6 lekë për litër. Po ashtu, edhe duhani do të kushtojë më shtrenjtë, pasi akciza është rritur mesatarisht 250 lekë për kg krahasuar me vitin që lamë pas, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershme edhe në çmimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë, ndërsa ka hyrë në fuqi edhe heqja akzicës për akumulatorët për panelet diellore dhe makineritë elektrike. Ndryshimet në ligjin e TVSH-së, janë bërë gjithashtu efektive, ku përjashtohen nga TVSH-ja në import dhe në furnizimet brenda vendit, drutë e zjarrit, paletat për ngrohje etj. për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor 2023, si një masë për zbutjen e efekteve të situatës energjetike çmimeve të larta të produkteve energjetike. Po ashtu do të përjashtohen nga TVSH edhe përfituesit e projekteve me grante të dhëna nga donatorë të huaj. Sa i takon ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, bizneset do të përballen me gjoba më të kripura për shkelje të ndryshme në fushën e tatimeve. Konkretisht, bizneset që kanë punonjës në të zezë apo nuk deklarojnë pagat reale, do të penalizohen me dyfishimin e gjobës ekzistuese, duke u detyruar që të paguajnë 100-200 % të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Ka hyrë në fuqi gjithashtu rritja e gjobës deri në 500 mijë lekë për tatimpaguesit e mëdhenj që kapen me mall pa faturë, i cili mund të jetë mall kontrabandë, apo mall i blerë/prodhuar në të zezë dhe i padeklaruar. Sa i takon ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, është parashikuar që vetëm një pjesë e tij të hyjë në fuqi gjatë këtij vitit, ndërsa pjesa tjetër në vitin 2024, duke qenë se ende nuk është gati tërësisht dhe ka hasur kundërshti të shumta. Taksimi i profesioneve të lira, do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
