BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Ekonomia

Ja kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, zbardhet udhëzimi i ri

Ja kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përcakton kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë.  Udhëzimi i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton si kriter kryesor volumin e energjisë së shpenzuar në vitin paraardhës.“Konsumatorët që rezultojnë me një konsum më të madh se 1 milion kWh energji elektrike gjatë vitit paraardhës përfshihen në listën e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, që krijohet dhe përditësohet nga Agjencia për Eficencën e Energjisë (AEE)”, thuhet në udhëzim. Me qëllim të identifikimit të konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, AEE-ja i kërkon Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) që t’i dërgojnë brenda datës 31 janar të çdo viti listën e klientëve fundorë të energjisë elektrike që gjatë vitit paraardhës kanë pasur një konsum më të madh se 0.5 milion kWh. Me qëllim të monitorimit të performancës energjetike të çdo objekti që konsumon energji, përveç të dhënave lidhur me konsumin e energjisë, AEE-ja kërkon nga konsumatorët përkatës të energjisë, qofshin ata të mëdhenj ose jo, edhe të dhëna lidhur me aktivitetin e tyre gjatë së njëjtës periudhë kohore. Për bizneset tregtare dhe ndërtesat administrative tregues është konsumi i energjisë kundrejt sipërfaqes që përdoret për aktivitetin e tyre; për hotelet, spitalet dhe ndërtesat e tjera të përdorura për akomodim të personave (azilet, çerdhet, kopshtet etj.), konsumin e energjisë kundrejt sipërfaqes që përdoret, numrin e netëve të qëndrimit për person (pacient) për vit; për shoqëritë e transportit të njerëzve konsumin e energjisë (lëndës djegëse) kundrejt numrit të kilometrave të udhëtimit për pasagjer në një vit.