
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Ja pesha që zënë koncesionet e përpunimit të mbeturinave në Buxhetin e Shtetit, sa janë paguar deri më sot për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit

Shkruar nga Rigels Seliman 29 Mars 2022

Koncensionarët e përpunimit të mbetjeve zënë një peshë të konsiderueshme në mbështetjen financiare të dhënë nga Buxheti i Shtetit ndër vite për Kontratat e Koncesionit PPP në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Gazeta po sjellë sot për publikun kontratat e koncesionit për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit:
1-Ndërtim Landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, me zbatues shoqërinë Integrated Energy BV SPV sh.p.k.;
2-Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit, me shoqëri zbatuese Albtek Energy sh.p.k;
Ndër vite, vihet re një rritje e peshës së pagesave nga Buxheti i Shtetit për këto tre kontrata koncesionare. Për vitin 2021, sipas të dhënave në Open Spending Albania rezulton se mbështetja financiare nga Buxheti i Shtetit për tre Inceneratorët, përfshi atë të Fierit, shënon vlerën 1.97 miliardë Lekë, apo rreth 15.9% e pagesave buxhetore të planifikuara në total për të gjitha kontratat e koncesionit me mbështetje buxhetore (13 të tilla). Në raport me Produktin e Brendshëm Bruto kjo vlerë është rreth 0.12% e PBB-së së planifikuar për vitin 2021. Sa i përket planifikimeve vjetore, për vitin 2022 janë parashikuar të paguhen rreth 13.8 miliardë Lekë për të gjitha koncesionet me mbështetje buxhetore, prej të cilave rreth 2.2 miliardë Lekë do të paguhen vetëm për Kontratën e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës dhe të Kontratës së Koncesionit të Inceneratorit të Fierit. Nga viti 2015-2017, nga Buxheti i Shtetit janë paguar 1.51 miliardë Lekë për koncesionin PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit.
Në vitin 2020 më shumë pagesa për koncesionet
Rritja më e madhe vihet re në vitin 2020 ku 27.1% e totalit të pagesave nga Buxheti i Shtetit për koncesionet PPP, shkonte për tre koncesionet në fushën e menaxhimit të mbetjeve, ndërtimit të Inceneratorëve. Kontrata e Koncesionit PPP ndërtim Landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë e lidhur në datë 31.08.2017 mes Ministrisë së Mjedisit (sot në Juridiksionin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë) dhe shoqërisë Integrated Energy BV SPV sh.p.k, dhe ka kohëzgjatje 30 vite, deri në vitin 2047). Kjo kontratë koncesioni është e formës BOT (Build Operate Transfer) pra Ndërtim Operim Transferim i të drejtës pronësisë dhe operimit tek Bashkia Tiranë në përfundim të Kontratës së Koncesionit. Vlera e Investimit për projektin dhe të gjithë komponentët e tij sipas Kontratës së Koncesionit është 128 248 330 Euro pa TVSH apo rreth 17.1 miliardë Lekë. Ndërkohë Vlera e Plotë e Kontratës që nënkupton Pagesat Buxhetore që do të realizojë shteti në favor të Koncensionarit është rreth 34,1 miliardë Lekë, sipas Relacionit të Buxhetit 2020.
Koncensioni i Elbasanit
Kontrata e Koncesionit PPP Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit është lidhur në 16 Dhjetor 2014 mes Ministrisë së Mjedisit (sot në Juridiksionin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe shoqërisë Albtek Energy sh.p.k, dhe ka kohëzgjatje 7 vite (pra kontrata është parashikuar të përfundojë në fund të vitit 2021). Kjo kontratë koncesioni është e formës BOT (Build Operate Transfer pra Ndërto, Opero dhe Transfero). Vlera e plotë e kontratës e deklaruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Relacionin e Buxhetit të vitit 2020 është rreth 4,63 miliardë Lekë. Kjo vlerë përfaqëson vlerën e ndërtimit të Impiantit, e cila njëkohësisht është edhe vlera e Pagesave Buxhetore që duhet të bëjë Qeveria Shqiptare për këtë kontratë. Sipas të dhënave të thesarit të Open Spending Albania rezulton se për periudhën 2015-2021 për këtë kontratë janë likuiduar rreth 3,37 miliardë Lekë. Të dhënat e këtij shkrimi janë përpunuar nga “Open Data”.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
