BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Ja si Frida Krifca po shkatërron industrinë e peshkimit duke bllokuar financimin e rasatit, prodhuesit akuza ministres

Ja si Frida Krifca po shkatërron industrinë e peshkimit duke bllokuar

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca vijon skandalet. Kështu mosmbështetja nga ana e Ministrisë së Bujqësisë duket se po e detyron kompleksin e vetëm të rasatit të peshkut në vend që të mbyllet. Vasjar Shtërmadhi zotëron një ndër impiantet më të mëdha në vend për prodhimin e rasatit të peshkut. I vendosur në Mollas të Elbasanit, dikur prodhonte deri në 5 mln rasate në vit, aktualisht ky prodhim nuk i kalon 1 mln rasate. Pas 30 vitesh përpjekjesh dhe sakrificash duket se ai është dorëzuar.“Dhjetëvjeçarin e fundit interesi për këtë produkt ka rënë jashtëzakonisht shumë, sa edhe ne të mbyllim aktivitetin tonë. Besoj se ky është viti i fundit që prodhojmë rasate, nuk kemi për të prodhuar më. Nuk mund të të konkurrojmë me produktin që vjen nga importi pasi janë rritur çmimet dhe s’kemi marrë asnjëherë mbështetje” u shpreh Vasjar Shtermadhi. Ai tha se pavarësisht se janë ndër të vetmet impiante të këtij lloji në vend, ata nuk kanë marrë kurrë mbështetje. Kjo pasi as Ministria e Bujqësisë as IPARD nuk aplikojnë skema lehtësuese për këtë lloj veprimtarie.“Sektori i ujërave të brendshme nuk është fare pjesë e skemave mbështesë apo të IPARD. Në Shqipëri subvencionohet vetëm peshkimi dhe nuk përmendet fare peshkimi i ujërave të brendshme”, u shpreh fermeri, Vasjar Shtërmadhi. Madje, ai theksoi se ajo shërben edhe si qendër kërkimore për studentët e akuakulturës në Universitetin Bujqësor dhe sipas tij, nëse mbyllet do të ketë pasoja në të gjithë zinxhirin. “Mbyllja jonë si qendër ka pasoja në të gjithë rrjetin, pasi qendra më e afërt për rasatet është në Hungari dhe kjo do ta komplikojë procesin”, u shpreh Vasjar Shtermadhi.

Mospërfshirja e fermerëve në skemën mbështetëse të naftës

Ndërkohë, edhe më herët fermerët në vend kanë ngritur si shqetësim faktin se nuk janë futur në skemat mbështetëse. Franc Kaloshi, është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Grabian të bashkisë Divjakë. Ai zotëron 200 ha tokë, një pjesë të cilat me qira, të cilat i ka krijuar nga bashkimi i pronave të 20 familjeve të ish të përndjekurve politikë në këtë zonë. Por pavarësisht kësaj, ai nuk ka mundur asnjëherë të jetë pjesë e skemave mbështetëse, thotë emisioni “Inside Story” në “Top Channel”. Këtë vit ai ka aplikuar tek skema mbështetëse e naftës, por fondet janë shumë të limituara. Aplikimi i tij është klasifikuar si i rregullt, por ende nuk i ka ardhur radha që të marrë naftën. Me shumë gjasa ai për shkak të mungesës së fondeve aplikimi i tij, megjithëse i takon të përfitojë, do të digjet.“Unë nuk kam përfituar kurrë asnjë litër karburant nga shteti, unë kam rreth 200 ha tokë. Kam aplikuar këtë vit për 62 ha, i kam plotësuar me agronomin e komunës Grabjan, gjithçka është në rregull, aplikimi është konfirmuar që prej tre muaj, por deri më tani unë nuk kam përfituar asnjë litër naftë. Ndoshta unë do ta përfitoj por kam frikë se do të jetë shumë vonë, pasi në fund të vitit buxheti mbyllet. Dhe nëse mbyllet buxheti ky aplikim digjet”, u shpreh Franc Kaloshi. Skema kombëtare e mbështetjes me naftë të fermerëve është një skemë diskriminuese, pasi lë jashtë saj 50% të aplikuesve, ose rreth 3 mijë fermerë. “Pra jemi në kushtet kur 6 mijë fermerë i plotësojë kushtet por do të përfitojnë vetëm 50%. Për ne kjo është diskriminim... Është e papranueshme që një institucion shtetëror ti thotë një qytetari ty të takon, por ka ardhur tjetri para teje”, u shpreh Eduart Sharka nga Shoqata e fermerëve.

Më të lexuarat