
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ja si ndryshon skema për më shumë se 25 mijë pronarë dhe kush përfiton nga ligji i ri i pronave, qeveria akordon 140 milionë dollarë për kompensimin deri në vitin 2025

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 21 Dhjetor 2022

Teksa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin vjetor, madje e parashikon këtë zë rregullisht edhe në projektbuxhetore afatmesme. Për tre vitet e ardhshme Qeveria parashikon rreth 140 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronarëve. Shifra është zbardhur në projektbuxhetin afatmesëm 2023-2025, të sapomirtuar nga këshilli i Ministrave. Më specifikisht, për vitin 2023 janë parashikuar në Projekbuxhet 4.2 miliardë lekë apo afërisht 42 milionë dollarë, për vitin 2024 shifra rritet në 4.9 miliardë lekë, për të shkuar në vitin 2025 në 5.2 miliardë lekë. Duhet thënë se një fond i ngjashëm akordohet çdo vit buxhetor nga Qeveria, por lëvrohen vetëm vlera shumë të vogla. Ndërkohë që në vitin 2022 aktiviteti i ATP është bllokuar tërësisht. Me ish-drejtoreshën dhe disa drejtues të tjerë në ndjekje penale, me 26 mungesa në staf, me një ligj të bllokuar nga Gjykata Kushtetuese dhe e mbytur nga qindra padi të akumuluara çdo vit, Agjencia e Trajtimit të Pronave në kuptimin e plotë të fjalës nuk ka kryer funksionin e saj gjatë këtij viti. Scan Televizion ka zbardhur treguesit buxhetorë të Agjencisë për katër muajt e parë të vitit, ku bie në sy nuk është paguar asnjë lek për kompensimin e ish-pronarëve, arsyeja e ekzistencës së Agjencisë. “Shpenzime për kompensimin e pronarëve 0%”, theksohet në raportin zyrtar të Agjencisë për tetë muajt e parë të vitit. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në muajin dhjetor, pritet që Agjencia të nisë funksionin në vitin e ardhshëm, gjithsesi pengesë në punën e saj do jenë numri shumë i madh i padive të ngritura në vite, por edhe të rejave që vijojnë të dërgohen muaj pas muaji në gjykata.
Skema e re
Ndërkohë, më shumë se 10 mijë dosje do të rivlerësohen nga e para me skemën e re. Ligji i ndryshuar është botuar pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare, ndërsa të penalizuar janë ata pronarë që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, të cilët do të duhet të mjaftohen vetëm me 10 për qind të vlerës që ka prona sot në treg. Por një ndryshim i rëndësishëm është edhe hapja e afatit për dosjet e patrajtuara në fazën e parë. Janë më shumë se 7 mijë dosje, një pjesë prej të cilave në Gjykatën e Shkallës së Parë, të cilat do të rimerren në shqyrtim nga Agjencia e Pronave. Afati për rivlerësimin e tyre përfundon në 31 dhjetor 2024. Kështu, pavarësisht kontestimeve dhe betejave ligjore me grupet e interesit, qeveria nuk hoqi dorë nga skema e vlerësimit të pronës, bazuar mbi zërin kadastral të saj në kohën e shpronësimit. Pra, nëse ka qenë tokë bujqësore, vlera e kompensimit do të jetë për tokë bujqësore dhe nëse ka qenë tokë truall, do të kompensohet si e tillë edhe sot. Por gati gjysma e vendimeve janë pasuri që kanë qenë jashtë vijës së verdhë, ndërsa sot kanë statusin e tokës truall. Këto familje do të përfitojnë vetëm 10 për qind të vlerës që kjo pronë ka sot në treg, sipas ligjit që tashmë ka hyrë në fuqi. Gjithsej, janë më shumë se 25 mijë vendime në pritje të ekzekutimit. Në ligjin e ndryshuar përcaktohet që për rastet kur është njohur e drejta e kthimit dhe kompensimit të pronës, qytetarët do të marrin diferencën kur vlera e pronës së kthyer është më e ulët se vlera e pronës së mbetur për kompensim. Por, kjo do të ndodhë në ato raste kur nuk ka ndryshim të zërit kadastral. Pra, toka ka të njëjtin status si në kohën e konfiskimit. Në të kundërt, pra, kur një sipërfaqe toke, e cila ka qenë jashtë vijës së verdhë, ose tokë bujqësore dhe sot është tokë truall, pronarët do të marrin vetëm 10 për qind të diferencës. Thënë më thjeshtë, nëse diferenca mes pronës së kthyer dhe asaj të mbetur për kompensim pas rivlerësimit rezulton 10 milionë lekë, pronarët do të marrin vetëm 1 milionë lekë.
Afati
Ligji i ndryshuar përcakton edhe zgjatje e afatit me dy vite, përkatësisht deri në 31 dhjetor 2024 për shqyrtimin e dosjeve të patrajtuara. “Brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon vlerësimin e vendimeve përfundimtare për çdo rast kur ka ndryshuar zëri kadastral sipas neneve 1 dhe 2 të këtij ligji. Subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 34, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes. Kur subjekti nuk heq dorë nga gjykimi i çështjes, gjykata kryen njohjen e së drejtës së pronësisë në përputhje me parashikimet e ligjit”, thuhet më tej në ligj ku përcaktohet po ashtu edhe indeksim deri në ekzekutimin përfundimtar të vendimeve të kompensimit, për vendimet e kompensimit, të cilat janë bërë përfundimtare, të paekzekutura sipas afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative dhe të plotësuara me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me kërkesat e parashikuara në formularin e aplikimit. Kjo do të thotë që masa e përfitimit do të indeksohet për çdo vit vonesë në ndarjen e kompensimit.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
