
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ja si rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim dhe qasje strategjike, Instituti i Studimeve Politike ngre alarmin dhe zbardh kulisat

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 27 Maj 2023

Instituti i Studimeve Politike shpreh shqetësimin se vendimmarrja e parlamentit për rritjen e ndjeshme të pagës për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, përfshirë Presidentin, Kryeministrin, ministrat dhe deputetët, u bë në mënyrë jo transparente. ISP thekson se vendimmarrja ishte edhe pa një bazë solide justifikimi dhe vlerësimi të emergjencës, pa studim mbi sistemin e hierarkisë së pagave dhe në dyshime të arsyeshme për konflikt të qartë interesi. “Raportet periodike të monitorimit kanë dëshmuar se një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë tregues efikasiteti, nuk ushtrojnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese, nuk kanë gjurmë ligjvënëse apo të akteve të tjera parlamentare si dhe nuk e kanë trajtuar pozitën përfaqësuese me integritet dhe llogaridhënie”, thotë ISP. Sondazhet tregojnë se besimi tek institucionet politike, përfshirë parlamentin, është në kuota kritike. “Deputetët nuk janë produkt i votës direkte, ndryshojnë vazhdimisht zonën nën përgjegjësi politike dhe përkatësinë në partitë politike, gëzojnë privilegje politike ekstra-ligjore, si dhe një pjesë e rëndësishme e tyre ushtrojnë aktivitete dytësore krahas atij parlamentar, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa edhe për fondet vjetore dhe zgjedhore për partitë e tyre politike. Rënia e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje është mesazh kritik ndaj sistemit tonë përfaqësues, përfshirë deputetët, ministrat dhe partitë kryesore politike, mesazh që Kuvendi e lexoi në mënyrë të kundërt dhe të gabuar. Dinjiteti dhe integriteti parlamentar nuk maten me sasinë e të ardhurave personale, por mbi të gjitha me ushtrimin me integritet dhe dinjitet të funksionit kushtetues, me kontributin për vendin e qytetarët dhe me mënyrën e ushtrimit të sovranitetit dhe të privilegjit për të përfaqësuar. Për më tepër, kjo ishte një masë që nuk bën pjesë në premtimet elektorale apo programin elektoral të partive & deputetëve”, thekson ISP.
ISP: Parlamenti duhet të merrte masa serioze
Ndërkohë, ISP thekson se Parlamenti do të duhej të kishte marrë masa serioze reformimi në organizimin e tij të brendshëm. Sipas ISP, Kuvendi nuk ka një sistem matës të aktivitetit parlamentar, grupet parlamentare e deputetët nuk kanë mekanizëm vetëvlerësimi dhe institucioni nuk ka studime apo raporte auditimi që nxjerrin në pah nevojat për emergjenca të tilla apo që bëjnë lidhje midis rritjes së privilegjuar të pagës me pritshmërinë për më shumë cilësi e standarde parlamentare në të ardhmen.“Në këto rrethana ISP vlerëson se parlamenti do të duhej të kishte marrë masa serioze reformimi në organizimin e tij të brendshëm, në legjislacionin rregullator të aktivitetit parlamentar, në aktet kundër konfliktit të interesit dhe abuzimit me postin, deri edhe në diskutimin publik të opsionit të shkurtimit të numrit të deputetëve në legjislaturën e ardhshme dhe të reformimit të sistemit përfaqësues. Pa këtë qasje institucionale dhe strategjike, çdo vendimmarrje e tillë krijon dyshime serioze mbi cilësinë e parlamentit dhe aftësinë e tij për të dëshmuar integritet, transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në deklaratë. Po ashtu, ISP thekson se legjislacioni i njeh të drejtën Kuvendit të miratojë buxhetin dhe për pasojë, edhe ndryshimet në sistemin e pagave, por e drejta sjell edhe përgjegjësi e detyrime, midis të cilave, detyrimi që procesi të jetë i hapur, në konsultim publik, strategjik dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale dhe integritetit institucional. “Instituti i Studimeve Politike (ISP), si organizatë që monitoron aktivitetin e deputetëve dhe të Kuvendit, njeh të drejtën e Kuvendit për të rishikuar hierarkinë e sistemit të pagave për institucionet dhe kategori të ndryshme, përfshirë edhe për vetë deputetët. Sistemi ynë meriton një parlament efikas, të përgjegjshëm dhe të aftë, stafe parlamentare solide dhe profesionale, status të njëjtë me parlamentet e vendeve anëtare të reja në BE, si dhe trajtim të denjë ligjor dhe financiar për aktivitetin e tyre”, thotë ISP.
Më të lexuarat


Mësimet nga turizmi masiv/ Si të shmangim mbipopullimin dhe çfarë duhet ndryshuar

Euro në rritje apo në zbritje? Ja raporti i Bankës së Shqipërisë

Nga 1 tetori nis shpërndarja e rritjes së pensioneve, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zbardh detajet, ja formula e përllogaritjes dhe kush përfiton

Ujësjellësit do marrin 30 mln lekë subvencione nga qeveria , prioritet, likujdimi i pagave, sigurimeve dhe borxheve për energjinë elektrike

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera (Tabela)

Ekonomia shënon rritje me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, ja cili sektor mban peshën më të madhe

“Rënia e Euros vazhdon”/ Eksperti zbulon një nga arsyet kryesore: Sezoni është zgjatur, ndodhemi në një...

'Lumenjtë' e eurove vërshojnë në banka, bum depozitash në monedhën europiane

Zëvendësministrja e Financave priti një përfaqësi të eksportuesve, punësimi i personave PAK detyrim ligjor

Miratohet vendimi i qeverisë, nga 1 tetori rriten me 8.6% pensionet, ja kategoritë që përfitojnë, të moshuarit do marrin edhe bonusin e fundvitit në dhjetor
