
Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Java e parasë për vitin 2023, Guvernatori Gent Sejko: Edukimi financiar, ndër objektivat e rëndësishëm të BSH

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel java e parasë për vitin 2023, gjatë së cilës do të organizohen aktivitete të ndryshme. Kjo javë është një festë mbarëbotërore e parasë që ka për qëllim ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara. Gjatë javës 20-26 mars 2023, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizojnë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. Në thelb të këtyre aktiviteteve qëndron edukimi financiar, më konkretisht: si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht. Këto do të realizohen nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në leksione, konkurse, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe orë të hapura mësimore. Në fjalën e tij përshëndetëse, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë, me bashkëpunimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe falë mbështetjes tepër të vyer të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe partnerëve të tjerë, ka organizuar ndër vite aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese për grupmoshat e nxënësve të arsimit parauniversitar dhe atij universitar. “Në këtë javë, synimet tona konvergojnë më shumë se kurrë me ato të institucioneve arsimore dhe organizatave të shoqërisë civile, për rritjen e njohurive financiare dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen”, theksoi Guvernatori. Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se synimi i strategjisë kombëtare është t’i sjellë të gjitha institucionet e interesuara në rang kombëtar brenda një strukture ndërinstitucionale me një objektiv dhe program të koordinuar. “Banka e Shqipërisë e ka shndërruar kulturën dhe përfshirjen financiare në një prej objektivave të rëndësishëm të mandatit të saj, duke e bërë pjesë integrale të detyrave të saj institucionale. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe të gjithë partnerët e brendshëm, është punuar për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirjes Financiare (SKEPF), që përshkruan parimet dhe objektivat e përgjithshëm të edukimit dhe përfshirjes financiare. Synimi i strategjisë kombëtare është t’i sjellë të gjitha institucionet e interesuara në rang kombëtar brenda një strukture ndërinstitucionale me një objektiv dhe program të koordinuar, për rritjen e kulturës dhe përfshirjes financiare në fushat që ato mbulojnë”, tha Sejko.
Më të lexuarat


Ja si rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim dhe qasje strategjike, Instituti i Studimeve Politike ngre alarmin dhe zbardh kulisat

Paradoksi i rritjes së pagave dhe papunësisë, Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Europë

Zbardhet formula e re e vlerës për kompensimin e pronave, qeveria përcakton procedurën e trajtimit dosjeve për pronarët

Fitues në tenderë, ofertat më të larta, KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 116 mln lekë

Përkeqësohet situata ekonomike, bizneset gjermane ankohen për mungesën e transparencës së tenderave dhe korrupsionin në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë ngre alarmin

Luhatje në këmbimin valutor, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë

Humbja e gjyqit me Becchetti-n dhe arroganca e qeverisë u kushton shtrenjtë shqiptarëve, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon 65 milionë euro në llogaritë e Albcontrol

Ministrja e Financave: Ja çfarë do të ndodhë me rritjen e pagave, sa do marrin deputetët, ministrat

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane vijon rënien drastike, u afrohet vlerave minimale historike (Grafiku)

Luhatje në këmbimin valutor, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë (Tabela)
