Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Javën e ardhshme nisin procedurat për kompensimin e 242 ish pronarëve, ja lista me emrat dhe dokumentet që duhen paraqitur për aplikim

Postuar: 14/06/2018 - 07:54

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të nisë javën e ardhshme procesin e pranimit të kërkesave për kompensimin e 242 ish pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. ATP bën me dije në një njoftim për mediat se bëhet fjalë për ata ish pronarë të cilët janë listuar në VKM Nr.291, datë 21.05.2018. Sipas njoftimit zyrtar të ATP, procesi i pranimit të kërkesave të këtyre ish pronarëve do të fillojë në datën 18 qershor dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP u bën thirrje të gjithë këtyre ish pronarëve që gjejnë veten në listën e mëposhtme, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentave përkatës.

Dokumentacioni

Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë pranë zyrave të ATP këtë dokumentacion: Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme); Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit; Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. ATP thekson se subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Vendimi i qeverisë

 Afro një muaj më parë, qeveria miratoi kalimin e të drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 242 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-së, është 8 718,61 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 35 729 979,15 lekë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2018 - 13:17

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit.

Postuar: 17/08/2018 - 07:17

 Detyrimet tatimore janë shndërruar në një problem për afro 21 mijë biznese.

Postuar: 16/08/2018 - 08:26

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të ad

Postuar: 16/08/2018 - 07:27

 Korrupsioni shtetëror vazhdon të mbajë peng normalizimin e çmimeve të udhëtimit me avion pë

Postuar: 15/08/2018 - 07:36

Taksa e pronës u la fillimisht që prej datës 1 Prill të mblidhej nga pushteti vendor, por pasi ba

Postuar: 14/08/2018 - 09:26

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 14/08/2018 - 07:26

Pjesa dërrmuese e bizneseve të vogla në Shqipëri preferojnë të qëndrojnë larg bankave, duke mos m