BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Kalon në bankë paga e dytë e luftës, Tatimet udhëzojnë bizneset si duhet të veprojnë me derdhjen e kontributeve shoqërore

Kalon në bankë paga e dytë e luftës, Tatimet

Nisi dje shpërndarja e pagës së dytë të luftës. Përmes një dalje publike drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deklaroi se për 64 mijë individë që u prekën në punën e tyre për shkak të masave shtrënguese të qeverisë ndaj COVID-19, u ka kaluar në bankë pjesa tjetër e pagesës prej 26 mijë lekësh. Ajo sqaroi se, pavarësisht se aplikimi për të përfituar këtë page është mbyllur, Tatimet janë duke shqyrtuar të gjitha ankesat, me qëllim që të gjithë të mund të përfitojnë këtë pagesë. “Për ata individë që e kanë marrë transhin e parë të pagesës, do të marrin transhin e dytë brenda ditës së sotme. Sot do shpërndahet paga për muajin prill. Në koncept është e finalizuar, por ne jemi duke shqyrtuar ankesat rast pas rasti që të gjithë të mund të përfitojnë”, u shpreh ajo. Referuar të dhënave të deri tanishme, Ibrahimaj tregoi se nga paketa e dytë financiare kanë marrë pagën mbi 85 mijë individë. Gjithashtu ajo tha se do të bëhet

verifikimi edhe për punonjësit që janë pushuar nga puna në këtë periudhë, por pronari i tyre nuk ka aplikuar për pagë lufte për ta. “Lidhur me paketën e dytë nga e cila përfitojnë rreth 176 mijë individë një bonus prej 40 mijë lekësh, Ibrahimaj bëri të ditur se deri ditën e djeshme është kryer pagesa për 85 241 individë. Pjesa më e madhe pjesa më e madhe e këtyre i përkasin masës 2 dhe 3, pra punonjësit e larguar nga puna nga data 12 mars deri në datën 10 prill. Vëmendje tjetër do të jetë për ata të larguar nga puna, për të cilët punëdhënës nuk ka bërë aplikimin për ta. Edhe këta individë janë duke u verifikuar dhe do tu jepet mundësia përmes plotësimit të një formulari, ku kanë specifikuar IBAN-in e tyre. Edhe këta individë do ta marrin automatikisht bonusin”, u shpreh Ibrahimaj. Sipas saj, në total nga të dy paketat e aplikuara deri më tani përfituesit kanë arritur në 150 mijë të punësuar e të vetëpunësuar. Por ende janë mijëra të tjerë, që janë në proces verifikimi, di edhe ankesat nga ana e biznesit, por edhe nga të punësuarit, që janë larguar nga puna janë të larta.

Udhëzimi për kontributet

Ashtu siç kanë njoftuar edhe më parë, Tatimet bëjnë me dije se derdhja e kontributeve shoqërore do të vazhdojë. Për të orientuar bizneset në këtë kohë pandemie Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një udhëzues për mënyrën se si do të procedohet me pagesat e sigurimeve shoqërore. Duke rikujtuar këtu bizneset se afati i fundit i dorëzimit të listë pagesës është data 20 e këtij muaji. “Sjellim në vëmendje të tatimpaguesve se afati i deklarimit të Listëpagesës dhe pagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, për periudhën Prill 2020, është data 20 maj 2020. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Përfitim të Ndihmës Financiare, sipas VKM nr. 254 datë 27.03.2020, paketa 1, se për plotësimin e Listëpagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP për periudhën Prill 2020, duhet të kenë parasysh disa kritere”, thuhet në njoftim. Ndërkaq kriteret e vendosura kanë të bëjnë me faktin e deklaratës së tatimpaguesit për rënien dakord ose jo të pagimit të kontributeve në këtë periudhë. “Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë duhet të vijojnë me deklarimin dhe pagesën Kontributeve, sipas të dhënave të muajit Prill 2020. Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Nuk jam dakord” atëherë kanë mundësi që në listëpagesë të plotësojnë kutizën “Pa aktivitet”. Në këtë mënyrë 20, pa larguar punonjësit, mund ta dorëzojnë Listëpagesën”, thuhet në njoftim.