BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Ekonomia

Kaos brenda opozitës për reformën zgjedhore, Lefter Koka dhe Elena Xhina tregojnë arsyet se përse firmosën draftin për sistemin

Kaos brenda opozitës për reformën zgjedhore, Lefter Koka dhe

Vijojnë përplasjet brenda opozitës parlamentare sa i takon reformës zgjedhore. Pas nismës së grupit të deputetëve të opozitës parlamentare të udhëhequr nga Myslim Murrizi që kërkon hapjen e listave, ndalimin e koalicioneve dhe çuarjen e pragut 5%, dje një grup tjetër deputetësh ka dalë me propozime të reja. Bëhet fjalë për 11 deputetë, kryetarë partish të vogla, të cilët kanë dalë dje me 8 propozime të reja mbi Kodin e ri Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë. Deputetët që kanë dalë me propozimet e reja janë: Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Vasil Sterjovski, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Kujtim Gjuzi, që janë edhe kryetarë partish të vogla. Ata deklarojnë se nuk do ta votojnë paktin për reformën zgjedhore, ndërsa janë edhe kundër nismës së grupit tjetër të deputetëve të opozitës parlamentare të udhëhequr nga zoti Murrizi. Më konkretisht, kryetari i Partisë Emigracioni Shqiptar, Kostaq Papa sqaroi se përse ka tërhequr firmën nga grupi i Murrizit, ndërsa hodhi akuza të forta në adresë të këtij të fundit. Madje, ai listoi edhe disa nga propozimet e grupit. “Tërheq emrin dhe firmën nga lista me 28-29 emra, pasi synimi nuk është ndryshimi i Kushtetutës, por manipulimi. Po i lexoj çfarë kërkojmë: Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, depolizitimi, numërim elektronik, jo kushte për koalicione, ne vijmë nga PD-ja dhe nuk do i bëjmë kurrë opozitë dhe pragu elektoral të jetë sa më i ulët, 1 ose 2%”, deklaroi Papa. Por rrjedhimisht me tërheqjen e Papës dje, shkoi në tre numri i deputetëve që u penduan, duke bërë prapaktheu dhe nga 29 firma mbetën 26.

Reagon Xhina

Mirëpo, në kushtet kur nisma e tre grupeve parlamentare të opozitës parlamentare të kryesuar nga deputeti Myslim Murrizi për heqje të koalicioneve dhe lista të hapura të kryesuar kërkon me patjetër një firmë deputeti për të mbajtur në këmbë, në skenë kanë dalë 3 deputetë të tjerë. Bëhet fjalë për deputetët Reme Lala, e zgjedhur nga listat e PDIU-së, por që më pas kaloi me grupin e PS-së, Elena Xhina, po e zgjedhur nga partia e çamëve dhe dalë si deputete e pavarur, si dhe Lefter Koka i zgjedhur nga listat e LSI-së, por që nuk pranoi që të ndjekë Monika Kryemadhin për djegien e mandateve. Të tre këta deputetë kanë firmosur pro nismës së grupit të Murrizit, ndërsa zonja Xhina gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” zbuloi dje arsyet se përse hodhi firmën në draftin e opozitës. “Mbështes nismën e opozitës për listat e hapura dhe e shoh si një mundësi që i jepet kësaj legjislature parlamentare të reformojë sistemin zgjedhor”, deklaroi Xhina.

Reagon Koka

Ndërkohë, deputeti Koka përmes një statusi në rrjetet sociale ka sqaruar arsyen se përse ka firmosur kërkesën, ndërsa shprehet se nuk e voton reformën e miratuar jashtë Parlamentit nga PS-ja me opozitën PD-LSI për reformën zgjedhore. Ai kërkon që të hapen listat dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore. “Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore! Ndihem i kënaqur që me firmën time i jam përgjigjur pozitivisht qindra qytetarëve durrsakë, të cilët më kanë kontaktuar dhe inkurajuar me telefonata dhe mesazhe, pas prononcimit tim të fundjavës së kaluar në mbështetje të deputetëve Murrizi, Musai, dhe kolegëve të tjerë. Uroj që edhe kolegët e mazhorancës të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale. Nuk dua të besoj, se do i shkojnë deri në fund logjikës së gjetjes së kartonëve jeshilë për të votuar dhe hapur rrugën një marrëveshje që nuk sjell asgjë të re. Sepse as kartonët nuk do t'i gjejnë dot pa u hapur për reformën e kërkuar prej nesh dhe as popullin nuk kanë për ta gjetur dot të gatshëm për të vazhduar të votojë qorrazi listat 100% të mbyllura dhe koalicione si kuti të skaduara sardelesh! Suksese të gjithëve”, deklaroi Koka.