
Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Katastrofat natyrore, BB: Shqipëria duhet të mësojë nga e shkuara, kujdes me sigurimin e detyrueshëm, financimet të jenë më efektive

Shkruar nga Esmeralda HIDA 1 Shkurt 2021
Qeveria shqiptare duhet të hartojë një plan të veçantë dhe efikas për përballimin e fatkeqësive natyrore. Këtë sugjeron Banka Botërore pas analizës ekonomike që ka bërë për vendin tonë në lidhjet me dëmet që sollën tërmeti dhe pandemia. Në një intervistë për “Monitor” Daniel Kull, Kryespecialist i Menaxhimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore pranë BB shpreh se, metodat që ka përdorur deri më tani qeveria shqiptare për financimin e dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore nuk kanë qenë të efektshme. Sipas tij, financimet e kryera duhet të kenë efekte me afatgjate dhe të mos ndikojnë në nivelin e borxhit. “Duke pasur parasysh ndikimin e madh të fatkeqësive në asetet private, qëndrueshmëria e shtëpive do të jetë me siguri mes këtyre prioriteteve. Raporti tregon se përpjekjet për rimëkëmbje mbështeten në shumicën e rasteve në rialokimet nga buxheti, huamarrja dhe ndihma nga donatorët që nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Kjo mundëson përdorimin e kapitalit të sektorit privat që shpesh lejon të mbulohen kostot më të larta të katastrofave krahasuar me ndihmën qeveritare, duke bërë transferime transparente të fondeve dhe të bazuara rast pas rasti te njerëzit e prekur nga fatkeqësia, duke rritur të kuptuarit e rrezikut nga popullata dhe përfitimi nga ekonomia e shkallës”, u shpreh ai. Ndër të tjera përfaqësuesi i Bankës Botërore thekson se, është shumë e nevojshme që tani qeveria të bëjë bilancin e dëmeve të shkaktuar nga pandemia dhe tërmeti dhe në bazë të veprimeve të marra atëherë të nxjerrë mësimi. Gjithashtu, është e nevojshme që çdo institucion të mbajë përgjegjësit e tij dhe të rrisë transparencën e fondeve të emergjencës.
Kujdes me sigurimin e detyrueshëm
Vetëm pak kohë më parë qeveria foli për një sigurim të detyrueshëm dhe të dedikuar vetëm për tërmetin, ku krijimi i një agjencie do të bëhet me menaxhimin e fondit. Pra, ndërtimi i çdo shtëpie apo pallati do të shoqërohet me kontratën e sigurimit të detyrueshëm. Daniel Kull e vlerëson këtë hap të ndërmarrë nga qeveria, ama ka disa rezerva në lidhje me vënien në zbatim të këtij vendimi. Sipas tij, qeveria duhet të ketë parasysh që hartimi i këtij programi të bëhet në teknika efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Kulli tha se Shqipëria mund të marrë shembull nga vendet që e aplikojnë sigurimin e detyrueshëm. “Programi duhet të mbështetet nga kritere të shëndosha teknike dhe menaxhim të kujdesshëm, duke përfshirë ekspertizë specifike dhe përvojë në menaxhimin kombëtar të rrezikut ndaj katastrofës. Është e dobishme të ndërtohet në bazë të përvojës dhe mësimeve të marra nga vendet e tjera të cilat tashmë kanë zhvilluar programe të ngjashme”, theksoi ai. Konkretisht ai tregon se rritja e sigurimeve do të zbuste kostot e financimit nga ana e shtetit. Këtu ai thekson se, fondet e vëna në dispozicion duhet të përdoren në mënyrën e duhur edhe nga qeverisja vendore. Pra, thelbësore është shfrytëzimi i fondit aty kur vërtet ka nevojë dhe në kohën e duhur. Në raste të tjera duhet vënë në përdorim financimi nga rritja e sigurimit. “Planifikimi i parakohshëm i masave dhe instrumenteve për të menaxhuar ndikimin e goditjeve të mëdha të tilla si pandemitë, katastrofat, është esencial për përgjigjen efektive dhe në kohë ndaj tyre, si dhe për rindërtimin. Ka shumë elemente në parapërgatitjen e planeve të kësaj natyre përfshirë njoftimin e hershëm, pozicionimi paraprak i pajisjeve dhe kapaciteti i ndërtimit për të siguruar që njerëzit dhe institucionet do të dinë si të reagojnë. Raporti në mënyrë të veçantë prek planifikimin financiar dhe si të sigurohen fonde të disponueshme, atëherë kur ka nevojë”, u shpreh ai.
Më të lexuarat


Bum ankesash për tenderat, 178 kërkesa vetëm në 4 muaj, kompanitë pretendime për shkelje të procedurave

Publikohet lista, 107 emra në Tiranë përfitojnë dëmshpërblimet për tërmetin, ja familjet që marrin paratë në dorë

Pandemia vijon dëmet në ekonomi, viti 2021 nis me rënie të ardhurash, bizneset më pak fitime

Raporti i MFE, ja faktorët që ndikuan në rritjen e borxhit publik, bien ndjeshëm investimet e huaja

Lista e ATP, 146 ish-pronarë marrin paratë për tokat e prekura nga ndërtimet informale, ja emrat

ISSH zbardh listën, ja 172 naftëtarët, minatorët dhe metalurgët që përfitojnë shtesë të pensionit

Dyshime për pastrim parash nga OJF në vend, Parlamenti nis konsultimet me KLGJ, OSBE dhe KiE për t’i izoluar, ja detajet e ligjit të ri

Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës, ndryshojnë pagat për të gjitha nivelet e gradave, ja detajet

Të dhënat e MF, borxhi publik shënon rekord historik, arrin në 77.8 për qind, bien ndjeshëm të ardhurat

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet më shumë kohë për fermerët
