BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Këmbimi valutor! Lajm i mirë nga euro dhe dollari

Këmbimi valutor! Lajm i mirë nga euro dhe dollari

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar një rritje të lehtë këtë të premte teksa blihet sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.3 lekë krahasuar me ditën e enjte.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të vogël të vlerës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 135.7 lekë dhe është shitur me 136.7 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal, rritje të lehtë ka pasur edhe Dollari amerikan i cili blihet sot me 105 lekë dhe shitet me 105.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane referuar tregut valutor vendas, nuk ka pësuar luhatje ditën e sotme duke vazhduar edhe këtë të premte sikurse dje të blihet me 114.2 lekë dhe të shitet me 115.2 lekë. /SCAN