BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x
BREAKING NEWS

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të
x

Ekonomia

Keqmenaxhimi i Frida Krifcës fut në kolaps bujqësinë, fermerët e Durrësit akuzojnë ministren se po luan lojën serbe në dëm të prodhuesve shqiptarë

Keqmenaxhimi i Frida Krifcës fut në kolaps bujqësinë,

Fermerët e grurit në vend kanëngritur  shqetësimin se prodhimi nuk u shitet, ndërsa kanë hedhur akuza të forta ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Në një intervistë për “Top Channel, Bilal Kasmi një fermer në Durrës shprehet se mbolli 20 hektarë grurë dhe sot prodhimin nuk e shet dot. Ai tha se qindra kuintalë grurë i kanë mbetur në thasë dhe makineritë bujqësore janëpa punë.“Kur e mbollëm ishte ureja 36 mijë lekë/kv, kur e prashitëm shkoi 125 mijë lekë dhe ku ta çojmë ne”, thotë Kasmi.I pyetur se sa i ka mbetur stok, ai thotë se janë rreth 800 kv grurë.Në një treg kaotik dhe pa asnjë mbështetje nga skemat për bujqësinë, ndonëse ka aplikuar që në mars, këtë vjeshtë e ka lënë tokën djerrë. “Janë rreth 800 kv grurë këtu brenda. Vetëm me e fal se nuk na del kosto. Unë mjetet, djali i tezes futi lekët dhe pa asnjë përkrahje e nafte. Na rroftë mundi. Patëm gjetur treg, po lëvizën çmimet. Asnjë gram s’e mbjell më se ku ta çoj?! Edhe tokën që e mora e kam lënë. S’kemi asnjë lloj interesi. Fshatarët shqiptarë po çajnë në botë, jo më këtu në vend të vet. Këtu nuk ka asnjë mbështetje, asnjë gjë. Ku të shkosh këtu, ku të mbytesh. S’ke asnjë të drejte.…Alamet toke, alamet prodhimi ka mbet djerrë. Ose punoje ose jepe me qira ta punojë dikush tjetër, ndryshe do paguash qimet e kokës siç e bën gjithë bota.Gruri është këtu. Punoj që të fitoj 5 lekë dhe t’i fus prapë e të punoj dhe nesër. Ku të mbytem tani. Të vras veten. Çfarë të ngrejë më taksa ai?! Më mirë të na verë litarin. Ja ku është fakti, s’po e fsheh”, shprehet Bilali.

Mungesa e politikave mbështetëse nga Ministria e Bujqësisë

Ndërkohë, mungesa e politikave mbështetëse për prodhimin vendas është një tjetër problem për fermerin. Ai thotë se shitet mielli që vjen nga Serbia dhe gruri i vendit ngel stok“S’ke asnjë lloj garancie dhe ai tjetri tallet me mundin tënd. Ke ç’ti thuash këtij gruri?! Shko e merr atë që vjen nga Serbia me pluhur e mbetje. Shkarkohen këtu dhe e marrin tonin dhe e çojnë atje. Ai ka llafe, nuk ka punë. Kujton se nuk marrin vesh katunarët. Katunarët janë më të mençur se ai. Bën ashtu që t’u mbushë mendjen njerëzve, po hajde shihe. Ja ku është fakt. -Po ju do e punoni nëse rritet taksa për tokën? Po ne s’jemi duke e punuar me këto taksa që lëvizin njëherë në tre ditë. Çfarë thashë unë? Ç’të bëjmë ne?! Na ka ngel të lëshojmë qetë si dikur e të punojmë për një copë bukë. S’ka ngel gjë tjetër këtu”, tha ai.

Dëmtohen bizneset e bulmetit, MB iu kthen krahët

Qeveria është tërhequr nga “eksperimenti” i vendosjes së taksës mbi hirrën e qumështit dhe krem qumështin. Ditën që në Parlament është miratuar buxheti 2023 dhe një pjesë e paketës fiskale, në komisionet kuvendore është depozituar për diskutim projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”, i cili nuk u trajtua bashkë me ndryshimet e tjera në taksa.Sipas draftligjit, vendosja e taksës së hirrës së qumështit ka ndikuar në rritjen e kostove të produkteve për kompanitë eksportuese, të cilat për prodhimin e produkteve të tyre përdorin si lëndë të parë hirrën e qumështit.Kjo rritje e kostove ka bërë që produktet shqiptare të mos jenë konkurruese, kryesisht në tregjet ndërkombëtare. Në këtë kuadër propozohet dhe ky projektligj, i cili parashikon heqjen e taksës për produktin hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi. Në relacion theksohet se gjatë këtij viti, në të cilin janë aplikuar këto taksa, ka pasur shumë kërkesa për rishikimin e tyre nga subjektet eksportuese, të cilat përdorin si lëndë të parë hirrën e qumështit për prodhimin e produkteve të tilla si, kruasantët, biskotat dhe produkte të tjera të kësaj natyre.Po ashtu është bërë dhe një vlerësim i të ardhurave që janë mbledhur në buxhet nga këto taksa të cilat rezultojnë në nivele të ulëta, me rreth 13.6 milionë lekë, për periudhën janar-shtator 2022 dhe parashikohet të arrijnë në total 18 milionë lekë gjatë gjithë vitit.

Më të lexuarat