BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Ekonomia

“Kërcejnë” pagat në sektorin e shërbimeve, tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë

“Kërcejnë” pagat në sektorin e shërbimeve,

Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin mbi statistikat afatshkurtra, shërbimet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti paraqiten me rritje pothuaj në të gjitha indekset, por rritja më e madhe vihet re sidomos në paga. Sipas shifrave rritjen më të madhe e regjistrojnë agjencitë e udhëtimit dhe informacioni e komunikacioni, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga. Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë, ku më të fundit janë ato të strukturave akomoduese apo hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë. Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 33.7%, krahasuar me një vit më parë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 16% dhe fondi i pagave me 39.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Informacioni dhe Komunikacioni po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni” është rritur me 24.4%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.7%. Fondi i pagave është rritur me 43.3% dhe kjo është rritja më e lartë e pagave nga të gjithë sektorët e shërbimeve. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave dhe ai i numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Bar-Restorantet” dhe “Hotelet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 24.5% dhe 25.1%. Edhe sektori i tregtisë paraqitet me rritje ku rritjen më të lartë e regjistron te fondi i pagave me 27.3%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinierike me 1.3% dhe transport magazinim me -0.6%.

Më të lexuarat