Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këshilli Mbikëqyrës i BSH zgjedh zv/guvernatoren e parë, asnjë hap për zëvendësimin e guvernatorit pa mandat, Gent Sejko

Postuar: 10/01/2019 - 07:24

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka nisur tashmë punën në funksion të plotë, me miratimin ditën e djeshme dhe të vakancës së fundit, që ishte zëvendësguvernatorja e parë. E ndërsa në postin e zëvendëses së parë të guvernatorit u zgjodh Luljeta Minxhozi, Këshilli Mbikëqyrës nuk po bën asnjë hap për zëvendësimin e vetë guvernatorit Genc Sejko, të cilit i ka mbaruar mandati që në nëntor të vitit të kaluar. Megjithëse në paligjshmëri të plotë prej afro 3 muajsh, Sejko vijon të mbajë postin drejtues të Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë apo dhe Kushtetuta nuk parashikojnë në mënyrë precize se kush e vë në dijeni Presidentin për mbarimin e mandatit të guvernatorit, që ai më pas të propozojë emrin e pasardhësit. Por, nisur nga praktika e institucioneve të tjera të pavarura siç mund të përmendim për shembull Kontrollin e Lartë të Shtetit, kreu i të cilit e njoftoi vetë Presidentin për mbarimin e mandatit dhe delegimin e kompetencave tek zëvendësja e tij, mund të themi se ndoshta të njëjtën rrugë duhet të kishte ndjekur dhe Sejko, ose në mos ai, Këshilli Mbikëqyrës. Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish guvernatori Ardian Fullani. Ky i fundit ishte zgjedhur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011. Si pasojë e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të guvernatorit, këtë vit duhej rihapur gara për guvernatorin dhe 5 anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes, të cilët duhet të rizgjidhen ose të ikin nga pozicionet jo më vonë se nëntori i këtij viti.

Miratimi i zv/guvernatores së parë

Në mbledhjen e tij të ditës së djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës si dhe emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 "Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi znj. Luljeta Minxhozi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë. BSH njoftoi se po në këtë mbledhje, Këshilli Mbikëqyrës vendosi dhe miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”. “Këto ndryshime synojnë përafrimin e vazhdueshëm të kërkesave të Bankës së Shqipërisë, me kërkesat e Bazel III, për raportet e kapitalit. Kështu, raportet minimale (përkatësisht të kapitalit bazë të nivelit të parë dhe kapitalit të nivelit të parë) do të përshtaten në mënyrë përpjesëtimore me nivelin minimal të kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit (12%)”, njoftoi zyrtarisht Banka e Shqipërisë.

Çfarë thonë Kushtetuta dhe Ligji i Bankës

Neni 161 i Kushtetutës përcakton se, Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Po ashtu, ligji për Bankën e Shqipërisë, parashikon se Guvernatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Pra, ai zgjidhet guvernator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi. “Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të japin dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se tre muajve Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës mund të japë dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se një muaj Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës, sipas dispozitave të nenit 44 të këtij ligji, i cili e ushtron këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar”, thuhet ekzaktësisht në nenin 48 të Ligjit për Bankën e Shqipërisë. Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i ka mbaruar mandati këtë vit, ndaj dhe duhej zëvendësuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 07:29

Kthimi për rishqyrtim dhe mosdekretimi i ligjit “Për kadastrën” nga presidenti Ilir Meta me pretendimin se shkelet Kushtetuta, ka detyruar kreun e ALUIZN-it, Artan Lame të dalë në një konferencë për media

Postuar: 17/01/2019 - 07:28

Pas hyrjes në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave për kufizimin e importit të mjeteve të

Postuar: 16/01/2019 - 10:07

Në tregun valutor vendas Euro ka sërish rënie.

Postuar: 16/01/2019 - 07:25

Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar

Postuar: 15/01/2019 - 08:35

 Kursi i këmbimit valutor për sot, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 15/01/2019 - 07:26

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të dhje

Postuar: 14/01/2019 - 13:31

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti