BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Ekonomia

KLSH 158 auditime gjatë vitit 2021, institucionet 17 miliardë lekë dëm shtetit, doganat, bashkitë, burgjet dhe spitalet sektorët ku “lulëzoi” abuzimi

KLSH 158 auditime gjatë vitit 2021, institucionet 17 miliardë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2021. Kështu, në raport KLSH përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera në periudhën janar - dhjetor 2021, ku përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori. Në raport thuhet se për vitin 2021 KLSH ka kryer në total 158 auditime.“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për periudhën janar - dhjetor 2021 ka vijuar punën audituese për kryerjen e 158 misioneve të auditimit, nga të cilat duke u orientuar drejt përmbushjes së detyrimeve ligjore janë evaduar 158 misione auditimi. Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal”, thuhet në raport.

Treguesit e dëmit ekonomik

Ndërkohë, në raport thuhet se niveli i dëmit ekonomik dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit janë në disa fusha si fushën e tatim taksave, në sektorin doganor, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore etj.“Niveli i dëmit ekonomik dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative (EEE) në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë periudhës janar -dhjetor 2021 paraqiten si më poshtë: Në fushën e tatim taksave 2,353,678 lekë, në sektorin doganor 14,491,004 lekë, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 462,047 lekë, në fushën e urbanistikës 15,208 lekë, të tjera 87,515 lekë. Totali i Dëmit ekonomik në të ardhura 17,409,452 lekë. Dëmi ekonomik në shpenzime paraqitet si më poshtë: në shpenzimet për paga, sigurime dhe shpërblime 25,212 lekë, në shpenzimet operative 1,340,769 lekë, në shpenzimet për investime 372,135 lekë, të tjera 11,417 lekë. Totali i Dëmit ekonomik në shpenzime 1,749,533 lekë”, thuhet në raport. Në raport thuhet se doganat, bashkitë, burgjet dhe spitalet sektorët ku “lulëzoi” abuzimi. Sa i përket sektorit të tatim taksave në bashkitë e vendit në raport bëhet me dije se sa është vlera e konstatuar në çdo bashki.“Në sektorin e Tatim - Taksave, në vlerën e përgjithshme prej 2,353,678 mijë lekë, konstatuar në institucionet: Dega Rajonale Tatimore Fier, në vlerën 2,301,903 mijë lekë, si pasojë e mos përmbushjes së detyrimit për vlerësimin nëpërmjet kontrollit tatimor për tatimpaguesit me diferenca në qarkullim sipas kasës dhe të ardhurave të deklaruara në TFTH dhe TVSH, jo në përputhje me përcaktimet ligjore. Drejtori Rajonale Tatimore Korçë, në vlerën 3,323 mijë lekë, si pasojë rezulton kreditim dhe rimbursim i pa drejtë i TVSH-së për punime rikonstruksioni. Bashkia Tepelenë, në vlerën 4,400 mijë lekë, si pasojë e mospajisjes me leje apo autorizim/licencë përkatëse për tregtimin e karburantit dhe moskryerjes së pagesës së taksës vendore për 5 subjekte. Bashkia Gjirokastër, në vlerën 1,122 mijë lekë, si pasojë e mosllogaritjes saktë të detyrimeve nga taksa e infrastrukturës në masën 0.1% për investimet që janë jo me fondet e baskisë”, thuhet në raport.