BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

KLSH gjen shkelje të shumta me procesin e rindërtimit: Nuk ka plan dhe ekspertizë, menaxhimi i granteve në kundërshtim me ligjin

KLSH gjen shkelje të shumta me procesin e rindërtimit: Nuk ka plan dhe

Pas Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje sa i përket procesit të rindërtimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për menaxhimin e procesit të rindërtimit ku thekson se nuk ka pasur një plan të përgjithshëm veprimi nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Sipas auditit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk është hartuar, miratuar dhe përcjellë për miratim në Këshillin e Ministrave Programi i Përgjithshëm i Rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit. Gjithashtu në audit theksohet, se nuk rezulton të jenë të dokumentuara monitorimet periodike të zbatimit të programit të rindërtimit dhe detyrave të caktuara për njësitë zbatuese, dhe as raportet e përgatitura për kryeministrin. Po ashtu, sipas raportit mangësi janë konstatuar edhe në drejtim të aktivitetit të kryer nga Sekretariati Teknik i KSHR-së. Gjithashtu, sipas auditit, rezulton se janë pranuar, miratuar dhe dërguar për miratim tek kryeministri, projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara për përfitimin nga grantet e rindërtimit pasi kërkesat për realizimin e këtyre projekteve nuk janë mbështetur në akt-ekspertiza apo projekt preventiv punimesh. “Lidhur me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara për Ministrin e Shtetit për Rindërtimin për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i nëntorit 2019, në përfundim të auditimit u arrit në konkluzionin se, janë shfaqur mangësi në dokumentimin e veprimtarisë së MSHR-së në drejtim të: ndjekjes dhe bashkërendimit të punës për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit; ndjekjes së zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave (të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore), për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë; ushtrimit të kompetencave në lidhje me raportimin dhe ngarkimin me detyra të strukturave të mbrojtjes civile; bashkërendimit të punës me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme në funksion të realizimit të programeve të procesit të rindërtimit”, thuhet në raport.

Përballimi i situatës nga Covid

Ndërkohë, në raport në lidhje me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara për Ministrin e Shtetit për Rindërtimin për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, bëhet me dije se në përfundim të auditimit u arrit në konkluzionin se, janë shfaqur mangësi në dokumentimin e veprimtarisë së Ministria e Shtetit për Rindërtimin në drejtim të: dokumentimit të burimeve njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia; koordinimit, drejtimit dhe ndjekjes së veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19, po ashtu edhe detajimit të nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19. Në përfundim të auditimit, lidhur me veprimtarinë e Komisionit Shtetëror të Rindërtimit rezultoi se, nuk është hartuar, miratuar dhe përcjellë për miratim në Këshillin e Ministrave Programi i Përgjithshëm i Rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit.