BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Ekonomia

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR sa i përket pesticideve për bujqësinë. Përdorimi i Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve ku bëjnë pjesë edhe pesticidet është një terren i pa monitoruar siç duhet nga institucionet publike duke lënë kështu shkak për abuzime dhe cenim të sigurisë ushqimore sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit vlerëson se stafet profesionale pësojnë ndryshim të shpeshtë në institucionet respektive ndërkohë që kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme. Mospërdorimi i produkteve që mbrojnë bimët është i dëmshëm ashtu sikurse është përdorimi i tyre jashtë parametrave të nevojshëm, në periudha jo të përshtatshme apo në cilësinë e kërkuar. Së pari Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural para dhe gjatë periudhës objekt auditimi janë kryer reforma strukturore të cilat nuk i kanë shërbyer plotësisht rritjes së efektivitetit të menaxhimit të PMB-ve dhe sigurisë ushqimore.“Për të qenë më efektive dhe eficiente, ristrukturimet duhet të shoqërohen me rritjen e numrit të stafit profesionional, duke respektuar kriteret sipas formimit, profesioneve në fushën e bujqësisë, trajnimet dhe testimet e tyre, sidomos te strukturat për mbrojtjen e bimëve në gjithë zinxhirin e menaxhimit të PMB-ve, por edhe të kapaciteteve administrative. Ndryshimet në strukturat administrative të institucioneve të MBZHR-së nuk janë kryer bazuar në, nevojat, kompleksitetin, kritere të qarta vlerësuese, politikat për një menaxhim më të mirë të PMB-ve, si edhe praktikat më të mira. Pra kjo tregon një mosefektivitet të ndryshimeve të shpeshta strukturore në realizimin e qëllimit të menaxhimit të PMB-ve” thuhet në dokument.

Menaxhimi i burimeve njerëzore

Ndërkohë, duke u ndalur në shifra specifike auditimi i KLSH nënvizon se megjithëse qeveria shqiptare, në planin e buxhetit të MBZHR-së dhe institucioneve të varësisë që janë pjesë e detyrimit ligjor për kontrollin, monitorimin e tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve, për tre vitet 2018-2020 i ka mbështetur me fonde dhe numër punonjësish, nga institucionet e mësipërme nuk është bërë plotësimi i duhur i trupave kontrolluese e monitoruese respektivisht: viti 2018 me 21 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin, viti 2019 me 36 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin dhe viti 2020 me 27 punonjës më pak, krahasuar me planifikimin. “Kjo tregon paaftësi menaxhuese të burimeve njerëzore dhe mungesë planifikimi të pabazuar në nevojat objektive në përmbushjen e detyrimeve ligjore” thuhet në auditim. Po ashtu, KLSH vlerëson se siguria ushqimore edhe pse ka rëndësi të madhe kur vjen puna tek kontrolli i përdoruesve të mbrojtjes së bimëve trajtohet si diçka me rëndësi jo të lartë.“Mungesa e dhënies së rëndësisë që ka siguria ushqimore dhe kontrolli i zinxhirit të tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve, ka sjellë si pasojë, që ky proces të lihet në aspektin dytësor e tretësor të politikë bërjes së MBZHR dhe mos të kemi financime me program investimesh afat shkurtër dhe afatgjatë”, vlerëson KLSH.

Më të lexuarat