BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

KLSH ngre alarmimin: Menaxhimi i burimeve ujore dhe shfrytëzimi i tyre, bëhet i pamonitoruar

KLSH ngre alarmimin: Menaxhimi i burimeve ujore dhe shfrytëzimi i tyre,

Burimet ujore në vend mbeten të shfrytëzuara por të pamonitoruara në një pjesë të mirë të tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me tematikën “Menaxhimi i burimeve ujore” vëren se ka një sërë problematikash të hasura qoftë në aspektin e dokumentacionit të munguar ashtu edhe koordinimit institucional. Së pari nga shtatë basene të mëdha ujore në vend vetëm dy prej tyre kanë një plan menaxhimi. “Nga 7 Basene ujore sot janë të miratuar vetëm Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Drin-Bunë dhe Seman. Për pesë Basenet e tjera nuk ka ende një Plan Menaxhimi të miratuar” nënvizojnë audituesit për gjetjet e periudhës së audituar 2018-2021. Po kështu Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore nuk a të plotësuar kuadrin e saj ligjor për detyrat dhe punonjësit për të siguruar një funksionim më të mirë të saj. KLSH vërën se Krahas mungesës së Rregullores së Brendshme të Funksionimit dhe Organizimit të AMBU në të cilën duhet të jenë përshkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë stafit të saj, një sërë aktesh nënligjore nuk janë hartuar dhe miratuar në përputhje me Ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar. I njëjti raport sjell në vëmendje se burimet ujore mbeten totalisht janë të dhënave të përditësuara që duhet të jenë sistematike. Një shembull i kësaj është  Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore që nuk është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga AKM(Agjencia Kombëtare e Mjedisit), e cila asnjëherë nuk ka populluar të dhëna në këtë Kadastër por edhe nga subjekte dhe institucione të tjera që kanë të dhëna lidhur me burimet ujore. Pavarësisht se është raportuar rritje e të ardhurave të arkëtuara sa i takon lejeve për shfrytëzimin  e burimeve ujore, numri i atyre që janë përdorues të jashtëligjshëm mbetet i lartë dhe KLSH sjell si shembull lavazhet.

Më të lexuarat