BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Ekonomia

KLSH ngre alarmin dhe zbardh skandalet e institucioneve, në 6 muaj administrata shkakton 263 milionë euro dëm ekonomik dhe shkelje të disiplinës financiare

KLSH ngre alarmin dhe zbardh skandalet e institucioneve, në 6 muaj

Dëmi ekonomik si efekt i parregullsive si dhe shkeljet e disiplinës financiare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 263 milionë euro. Të paktën kjo është shifra që ka rezultuar nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit të zhvilluara këtë vit për aktivitetin në vitet paraardhëse të disa prej institucioneve të futura në sitë. Kontrollit të Lartë të Shtetit detajoi në raportin e fundit se për periudhën janar - qershor 2022, auditimet e kryera kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj. Po ashtu, në  n një tabelë janë paraqitur shpërndarja e auditimeve sipas institucioneve të audituara.  Por çfarë kanë nxjerrë në pah këto auditime? “Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – qershor 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 724,336 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 724,336 mijë lekë”, thuhet në buletin.

Fushat  ku konstatohet dëmi më i madh 

Nëse ndalemi tek fushat ku konstatohet dëmi më i madh rezulton që në kahun e të ardhurave rekordin e mban qiradhënia e pasurisë shtetërore dhe më pas takat kurse në hakun e shpenzimeve janë ato për investime dhe më pas vijnë ato për sigurime e shpërblime. Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson gjithashtu se audituesit kanë konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave dhe në përdorimin e fondeve publike për subjekte te audituara Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Gjatë periudhës janar – qershor 2022, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 31,346,275 mijë lekë nga të cilat: 14,741,177 mijë lekë në fushën e të ardhurave dhe 16,596,608 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor” thuhet në buletin. Edhe në këtë rast fusha e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore mban rekordin e dëmit pasuar nga prokurimet.