Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH rrëzon skemën e ndihmës ekonomike, publikon arsyet

Postuar: 07/11/2018 - 16:52

Shuma që marrin familjet në nevojë nga shteti është e pamjaftueshme, ndërsa e gjithë skema e ndihmës ekonomike nuk i ka ndihmuar ata të dalin nga varfëria.

Në këtë konkluzion ka arritur Kontrolli i Lartë i shtetit pas auditit në tre bashki të mëdha: Tiranë, Vlorë e Fier për gjashtë vitet e fundit, janar 2012-maj 2018 lidhur me rolin e shtetit në zbutjen e varfërisë. Në këtë hark kohor, sipas KLSH, shumë familje janë përjashtuar nga përfitimi për disa arsye. Nga moria e shkaqeve, mbi 80% e tyre rezultojnë të mos kenë marrë pikët e mjaftueshme, ose ndryshe janë shpallur jofitues nga skema e pikëzimit, ndonëse vijonin të ishin të varfër.

Shkak për këtë rezulton të jetë sistemi joeficent. “Monitorimi në terren nga administratori social i gjendjes social-ekonomike të këtyre familjeve të dala nga sistemi konfirmon opinionin fillestar mbi gjendjen e varfër dhe ekstremist të varfër të këtyre familjeve. Pra, mosrakordimi në sistem i deklaratës së administratorit me rezultatin e pikëzimit, identifikojnë se daljet e familjeve nga skema e ndihmës ekonomike nuk janë realisht si shkak i daljes së familjes nga gjendja e varfërisë”, nënvizohet në raportin e KLSH.

Të penalizuar nga marrja në kohë e asistencës ekonomike rezultojnë të kenë qenë dhe kategori të veçanta, si viktimat e dhunës në familje apo jetimët, të cilët përfitojnë vetëm në bazë të vendimit, që asnjëherë nuk është zbardhur në kohë nga gjykata. Rrjedhimisht, skema e ndihmës ekonomike, sipas KLSH, nuk ndihmon në faljen e familjeve nga varfëria. Nisur nga kjo institucioni në fjalë i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ndërhyjë në sistemin e pikëzimit si dhe të bashkërendojë të dhënat me institucionet e tjera për të kryqëzuar të dhënat në kohë reale.

PROBLEMATIKAT

Mungesa e një minimumi jetik në Shqipëri si dhe një përqindje që të tregojë nivelin e varfërisë reale në vend, analizuar sipas çmimeve në treg, shportës së konsumit, shpenzimet dhe inflacionit, e vështirësojnë më tej situatën pasi asnjëra prej tyre nuk ekziston në vend.

“Shuma e përcaktuar nga skema e ndihmës ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetik”, citohet në konkluzionet e raportit të KLSH, ku shton se edhe studimet e kryera mbi vlerën e minimumit jetik nuk mund të merren si shifra zyrtare për aq kohë sa nuk janë miratuar me akte ligjore a nënligjore. KLSH kërkon që vendi ynë të ketë një hartë të varfërisë në nivel kombëtar, me qëllim që ulja fiktive e numrit të familjeve të varfra përmes daljes nga skema të mos kthehet si qëllim në vetvete. Dalja nga skema e ndihmës ekonomike përmes punësimit nuk ka rezultuar efektive gjithashtu, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Numri i familjeve që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike nëpërmjet përfshirjes në tregun e punës vazhdon të jetë shumë i ulët, duke mos arritur objektivin A5 të strategjisë kombëtare për mbrojtjen sociale 2015-2020. Objektivi strategjik përcakton se brenda vitit 2017 do të përfshiheshin në politikat aktive të tregut të punës 5% e përfituesve të ndihmës ekonomike, ndërsa sipas të dhënave, për këtë vit kjo shifër nuk kalon 4%”, thuhet në raport.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave edhe investimi prej 80 milionë euro për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të

Postuar: 14/12/2018 - 07:18

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive.

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”