Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH skanon Agjencinë e Prokurimit, 19% e tenderëve anulohen, problem marrëveshjet me negocim

Postuar: 07/11/2019 - 07:18

Kontrolli i Lartë i Shtetit skanon sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë së Prokurimeve. Pas një kontrolli të detajuar, KLSH ka evidentuar problematika të shumta, duke filluar nga rritja e sigurisë së lundrimit në faqe tek plotësimi i strukturave menaxhuese me stafin e përshtatshëm. Në raportin e nxjerrë në bazë të auditimit të kryer, theksohet se marrëveshjet më negocim janë një problem shqetësues dhe se në sistem hidhen herë pas here të dhënat në mënyrë të gabuar. “Procedurat e Prokurimit të shpallura kanë një shkallë të lartë prej 19% të anulimit, duke treguar se puna e AK për përgatitjen e procedurave (përcaktimi i nevojave, studimi i tregut, hartimi i dokumentacionit në përputhje me legjislacionin) është e pa mjaftueshme dhe ka nevojë për përmirësim. Mos kryerja në kohë e investimeve duhet të konsiderohet jo vetëm si mos efektivitet në përdorimin e burimeve por impakt negativ i tyre ka një spektër me të gjerë”, thuhet në raport. Më tej në raport i kushtohet vëmendje marrëveshjeve që procedojnë më negocim dhe pa asnjë shpallje në agjencinë e prokurorimit. Edhe pse më herët KLSH i ka kërkuar nëpërmjet një rekomandimi APP-së, që të merreshin disa masa që të çonin në ulje të procedurës duke shkuar drejt një konkurrimi më të drejtë dhe të hapur, janë konstatuar disa raste të tilla. “Autoritetet Kontraktore gjatë vitit 2017 kanë përdorur në një shkallë të lartë procedurën me negocim pa shpallje paraprake e cila zë 31.8% të numrit total të procedurave të prokurimit, të zhvilluara apo 8.3% të vlerës totale. Në fund të vitit 2017 dhe gjatë vitit 2018 situata është përmirësuar ndjeshëm si rezultat i masave të mara nga APP, por efektiviteti i procedurave të prokurimit ngelet i ulët”, thuhet në raportin e KLSH. Ndër të tjera në raport theksohet se nga analiza e procedurave të publikuara dhe të kryera me përfundim lidhje kontrate rezultojnë me risk 393 procedura me fond të prokuruar 8,767,669,428 lekë, të cilat janë lidhur në muajt janar-shkurt si rrjedhojë e kohës së limituar në përgatitjen e dokumentacionit përkatës si dhe zhvillimit të procedurave të prokurimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.