BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

KLSH zbardh abuzimet me tenderat, 16 miliardë lekë dëme, shkelje me dokumentet, kontratat dhe vlerat financiare

KLSH zbardh abuzimet me tenderat, 16 miliardë lekë dëme, shkelje

Entet publike i kanë shkaktuar mbi 16 miliardë lekë të vjetra dëme buxhetit të shtetit përmes abuzimeve me tenderat. Nga auditimet e kryera në fushën e Prokurimit Publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë mangësish dhe veprime në kundërshtim me ligjin. Në raportin e auditimeve janar-dhjetor 2019, KLSH tregon se dëmet më të mëdha janë shkaktuar nga parregullsitë në dokumentacion e tenderëve, keqmenaxhimin i fondeve dhe mungesa e transparencës. “Në total, për periudhën janar - dhjetor 2019, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka një dëm ekonomik në shumën 1,678,989 mijë lekë. Mangësitë i referohen implementimit jo të saktë të kërkesave dhe detyrimeve ligjore nga entet publike që prokurojnë fondet përmes sistemit të prokurimit publik. Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: përgatitjen e dokumentacionit të tenderit; llogaritjen e vlerës së kontratës; respektimin e kufijve monetarë; paraqitjen dhe pranimin e ofertave; hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurrim; arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar; zbatimin e kontratave nga kontraktorët në përputhje me kushtet e përgjithshme”, thuhet në raport. Më tej shkeljet e evidentuara përkojnë me: procedurat e prokurimit me një ofertues, arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar; zbatimin e kontratave nga kontraktorët dhe përzgjedhjen e procedurës së prokurimit publik. Ku për dy rastet e fundit të lartpërmendura dëmet ekonomike të shkaktuar arrijnë respektivisht 417,212 mijë lekë në procedurë prokurimi dhe 1,261,777 mijë lekë gjatë zbatimit të kontratave. “Shkeljet në procedurat e prokurimit vetëm në 13 subjekte, kanë sjellë një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 417,212 mijë lekë. Shkeljet kanë rezultuar në plotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve, në hapjen e shqyrtimin e ofertave, në ofertat anomalisht të ulta. Ndërsa shkeljet në zbatimin e kontratave për 38 subjekte, kanë sjellë dëm ekonomik 1,261,777 mijë lekë. Shkeljet e këtij grupimi fillojnë me problemet në lidhjen e kontratave, aktet e marrjes në dorëzim, inventarizim dosjesh”, sqaron KLSH.

Pasojat e tenderëve me një pjesëmarrës

Hapja e tenderëve me një pjesëmarrës është një tjetër fenomen mjaft i përdorur nga entet publike, që zënë dhe 25% të dëmeve totale në buxhetin e shtetit nga kjo fushë. Ndërsa shkeljet në kontrata zënë 75% të dëmeve. “Në bazë të auditimeve të realizuara në autoritete të ndryshme kontraktore është konstatuar se janë zhvilluar procedura prokurimi me një pjesëmarrës dhe fitues njëkohësisht. Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 rezulton se në 5116 procedura të përfunduara me fitues, 1686 ose 33% e tyre janë përfunduar me një operator dhe finalizuar me lidhje kontrate”, thekson KLSH. Ndërkohë në raport evidentohet se abuzimet në procedurat e tenderëve sjellin pasoja të shumta në treg, si efekte financiare dhe mungesë transparence. “Përfundimi i procedurave të prokurimit me një pjesëmarrës jo vetëm ul ndjeshëm konkurrencën e pjesëmarrësve, përdorimin e fondeve jo me eficiencë, efektivitet, ekonomicitet, ndikon në keqmenaxhimin e fondeve publike, por njëkohësisht edhe nuk i jep mundësi KLSH të auditojnë”, thuhet në raport. Ndër të tjera KLSH ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në bazë të ligjit dhe të zbatojnë kriteret e kualifikimeve për të rritur konkurrueshmërinë. “ KLSH ka rekomanduar midis të tjerave ndryshim ligjor në lidhje me vlefshmërinë e procedurave të prokurimit me jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës që plotësojnë kriteret e kualifikimit, me qëllim rritjen e konkurrencës së pjesëmarrjes dhe efektivitetit të përdorimit të fondeve publike”, thuhet në raport.