Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Ekonomia

KLSH zbardh abuzimet në Ministrinë e Brendshme, ja manovrat që janë përdorur me tenderat nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

KLSH zbardh abuzimet në Ministrinë e Brendshme, ja manovrat që

Abuzimet me tenderat vijojnë të jenë në përqindje të larta, këtë herë skandalet dhe përfitimet kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshme. Prej kohësh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur hetimet në disa institucione në të cilat dyshon se ka shkelje të ligjit për tenderat. Së fundmi KLSH ka bërë një auditim për zbatimin e ligjit për Prokurimin Publik në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Në përfundim, përmes një raporti të bërë publik, KLSH tregon se Agjencia e Blerjeve të Përqendruar ja u ka dhënë tenderat kompanive me çmime më të larta. Ndërsa ato me çmime më të ulëta janë skualifikuar përmes disa kritereve të çuditshme. “Në disa procedura prokurimi u konstatuan skualifikime të operatorëve që kanë pasur ofertat ekonomike në vlerë me të ulët se vlera e ofertave të operatorëve të shpallur fitues. Skualifikimi i këtyre operatorëve është bërë për mospërmbushjen e disa kritereve të veçanta, të cilat mund të konsideroheshin si devijime te vogla sepse nuk janë thelbësorë dhe nuk ndikonin në realizimin me sukses të kontratave të mallrave dhe shërbimeve. Ky problem ka ndodhur për shkak të mungesës së një pakete për të unifikuar kriteret e veçanta të kualifikimit për çdo grup mallrash dhe shërbimesh, për pasojë janë përdorur 207,191,000 lekë fonde buxhetore pa efektivitet dhe ekonomicitet. Konkretisht, këto probleme janë konstatuar në këto procedura”, thuhet në raport. Sipas KLSH tjetër shkelje e kryer me tenderat nga agjencia është ajo e shpalljes së tenderit me një konkurrent. Ose në rast të marrjes pjesë me shumë se një operator, kanë ndryshuar rregullat e tenderimit, në këtë rast vendosja e fondit limit, të cilin një pjesë nuk e plotësonin si kriter dhe procedurat u janë anuluar automatikisht. “Gjatë periudhës objekt auditimi u vërejt se, në disa procedura prokurimi për blerje mallrash dhe shërbime ka pasur konkurrencë minimale duke marrë pjesë vetëm një operator ekonomik. Ndërsa në disa procedura të tjera, në vitin 2017 me fond limit në total rreth 280,000,000 lekë dhënë në vitin 2019 me fond limit në total rreth 1,073,942,016 lekë nuk kanë marrë pjesë operatorë ekonomikë apo kanë marrë pjesë operatorë të cilit nuk plotësonin specifikimet teknike të mallrave dhe shërbimeve apo kërkesat e veçanta të kualifikimit duke u skualifikuar nga procedurat e prokurimit”, theksohet në raport.

Ankimimet kanë sjellë dëme të mëdha financiare

Shkeljet e bëra në konkurrim dhe rritja e procedurave dhe kritereve të panevojshme kanë revoltuar operatorët, të cilët kanë dërguar një lum ankesash pranë APP. Sigurisht që këto ankesa kanë efekte financiare në institucion. Madje gjendja është degraduar më tej kur kërkesat e operatorëve janë neglizhuar dhe nuk janë marrë aspak në shqyrtim. “Nga vlerësimi që i është bërë ofertave në bazë të shumatores së çmimit për njësi, sipas kërkesave të udhëzimeve të APP,është shkelur dhe është bërë i pa zbatueshëm neni 63 i LPP dhe neni 78 i VKM, pasi është denatyruar gjithë procesi i ankimit administrativ dhe i shqyrtimit të ankesave. Zbatimi me përpikmëri i nenit 55 të LPP dhe nenit 45 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, do të shmangte pretendimet e operatorëve se, kishin paraqitur ofertën më të ulët se operatori tjetër, dhe për pasojë dhe procedurën e ankimit të tyre”, sqaron KLSH. Sakaq mos respektimi i ligjit në këto tendera ka bërë që shifra e krijuar nga ankesat të jenë shumë më të larta se oferta e operatorit të shpallur fitues padrejtësisht. “U konstatuan raste të procedurave të prokurimit ku janë skualifikuar operatorë të ndryshëm, të cilat kanë paraqitur ankesë në ABP për oferta me të ulta se fituesi të llogaritura dhe bazuara në shumatoren e çmimit për njësi. Por në fakt, në se ofertat llogariten duke shumëzuar sasitë e çdo artikulli me çmimet për njësi të ofertuar, mbledhja e vlerës së të gjithë artikujve, pra vlerat e ofertës së ankimuesëve rezultojnë në total më të larta se fituesi”, thekson KLSH.