BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Ekonomia

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori, shkelje financiare 740 milionë dollarë në 2022 dhe numër minimal masash disiplinore

KLSH zbardh dëm ekonomik kolosal, por vetëm 6 në prokurori,

Ndërsa ka zbardhur një vlerë shkeljesh financiare prej 740 milionë dollarësh, nga e cila 470 milionë janë klasifikuar si dëm i pastër ekonomik, bie në sy se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ëuar shumë pak prej zyrtarëve përgjegjës në prokurori. Në buletinin zyrtar të institucionit për periudhën janar shtator, raportohet se janë dërguar për ndjekje penale vetëm 6 zyrtarë. Më konkretisht, KLSH nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal. Konkretisht, në auditimin e kryer në Drejtorinë rajonale të Kadastrës Sarandë janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor,Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht DVASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë).Paralelisht KLSH ka dhënë edhe 578 masa disiplinore, por më së shumti të lehta e në zgjedhje të titullarëve të institucioneve përkatës, të cilët mund të vendosin nga vërejtja deri te largimi nga puna. Në total Kontrolli i Lartë i Shtetit ka propozuar largim nga shërbimi civil për 30 punonjës, 15 me statusin e nëpunësit civil, dhe 15 me kontratë pune. Për 30 zyrtarë të tjerë ka propozuar mbajtjen e 1/3 të pagës si përgjegjës për shkeljet.Si kallëzimet, ashtu edhe masat disiplinore janë minimale në raport me dëmin ekonomik të konstatuar, duke parë se për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e administratës publike prej rreth 470 milionë dollarësh. Pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në formën e të ardhurave të munguara si pasojë e evazionit fiskal. Në fushën e tatim taksave Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton një dëm ekonomik në vlerën  45,2 miliardë lekë, afërisht 450 milionë dollarë. Në sektorin doganor është konstatuar një dëm prej 846 milionë lekësh, afërisht 8 milionë dollarë. Në një kohë që shkelje të shumta financiare janë konstatuar edhe me abuzimet me pronat shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore gjatë auditimeve është konstatuar një vlerë dëmi ekonomik prej 421,9 milionë lekësh, afërisht 4 milionë dollarë.Sa i përket shpenzimeve Qeveritare, dëmi kryesor haset në fushën e investimeve, me një vlerë prej 454 milionë lekësh apo afërisht 4.5 milionë dollarësh.Ndërkaq, sa i përket shkeljeve financiare në përgjithësi, gjatë periudhës janar – shtator 2022, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale prej 74 miliardë lekësh, afërisht 740 milionë dollarë.

Më të lexuarat