Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

KLSH zbardh skandalet e Spitalit Amerikan dhe të koncesionarëve të tjerë të shëndetësisë, rrisin kostot dhe paguhen pa kryer shërbimet

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi. Alarmi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në raportin për buxhetin faktik të 2018 ka kërkuar që qeveria të bëjë shumë kujdes me PPP. KLSH ka konstatuar një rritje të pakontrolluar të PPP-ve, të cilat kanë arritur vlerën për 954 milion lekë, ose 84% më shumë se një vit më parë, duke krijuar detyrim të prapambetur në vlerën 306 milionë lekë. Sipas KLSH, shkelje të rënda janë bërë nga kompanitë koncesionare në fushën e shëndetësisë. Nga auditimi KLSH konstaton se vetëm në 4 vite që kompania “3P LifeLogistic” ushtron këtë drejtë për kryerjen e Check-UP ka shfrytëzuar 801 milionë lekë, pa e ofruar këtë shërbim tek qytetarët. “Nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë Check-Up me PPP rezultoi se, edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që, pagesat e marrë tepër nga koncensionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, pra kosto shtesë progresive (duke zbritur shpenzimet stabël) është 801 milion lekë (241 milionë lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara), ndërsa për vitin 2018, kjo kosto shtesë llogaritet për 168 milionë lekë (22 milionë lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të parealizuara)”, thuhet në raport. Por, ky rast nuk është i vetmi. Pas skandali për shitjen e koncesionit të hemodializës, rritja e kostos për marrjen e këtij shërbimi është skandali më i fundit nga Spitali Amerikan, por jo më pak i rëndësishëm. Sipas konstatimit të KLSH edhe ky koncensionar merr më shumë para nga Fondi në krahasim me numrin e pacientëve që trajton. “Nga auditimi mbi monitorimin e paketës së hemodializës, e cila zë peshën më të madhe të paketave spitalore në vlerën 2,095 milionë lekë, rezulton se 1,874 milionë lekë, ose 89% e kësaj vlere realizohet në subjekte private dhe me PPP. Për vitin 2018, paketa e shërbimit të dializës me PPP u realizua në shumën 586 milionë lekë në krahasim me 410 milionë lekë realizuar një vit më parë. Sipas kësaj kontrate koncesionare, Fondi duhet të paguajë koncensionarin për numrin e projektuar të pacientëve dhe seancave, pavarësisht se numri efektiv i pacientëve dhe i seancave është më i ulët se ai i projektuar”, thuhet në raport.

Koncesionarët faturojnë me TVSH

Koncesionarët e shërbimeve spitalore nuk mjaftohen vetëm me shpërdorimin e fondit, tashmë kanë filluar përfitimet edhe nga TVSH. KLSH ka konstatuar trajtime të ndryshme për aplikimin e TVSH ndërmjet kontratave koncesionare. Duke përmendur këtu koncesionarin e Check-UP dhe atë të hemodializës, ndonëse shërbimet që ofrohen nga këto kontrata janë të përjashtuara nga TVSH. Ndërkohë, që për katër vjet u janë dhënë 560 milionë lekë TVSH nga Fondi në mënyrë që kjo vlerë të mos u faturohej pacientëve. “Theksojmë se në rastin e TVSH ka një mosveprim të unifikuar të disa institucioneve shtetërore të cilat pasojnë përgjegjësitë nga njëri tek tjetri. KLSH konstaton me shqetësim trajtime të ndryshme për aplikimin e TVSH ndërmjet kontratave koncesionare, ndonëse shërbimet që ofrohen nga këto kontrata janë të përjashtuara nga TVSH”, thuhet në raport. Teksa tregoi se paratë nga Fondi, të cilat kanë shkuar për Kontratat Koncesionare arritën në vlerën 3,578 milion lekë, KLSH u shpreh e indinjuar për punën e institucioneve përkatëse. Sipas konstatimit e gjithë kjo situatë problematike është shkaktuar nga neglizhenca e institucioneve dhe mos respektimi i kontratës me ndershmëri nga ana e koncesionarëve. “Mos zbatimi në kohë dhe në mënyrën e kërkuar i rekomandimeve të lëna nga KLSH, e cila ka qenë konsistente për disa fenomene të përsëritura, nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga hallkat drejtuese të Fondit dhe në disa raste ato kanë hasur pengesa në zbatimin edhe nga Drejtoritë Rajonale”, thuhet në raport.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:27

Zbardhet paketa fiskale e qeverisë për vitin 2020. Pas buxhetit, në Kuvend janë depozituar dhe ndryshimet në ligjet fiskale, ku parashikohen disa risi.

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.

Postuar: 09/11/2019 - 07:25

Qeveria ka prezantuar dje në Kuvend buxhetin për vitin 2020.

Postuar: 08/11/2019 - 07:34

Naftëtarët, minatorët dhe metalurgët në vend pritet që shumë shpejt të trajtohen me pension suple